Përqendrimi te fëmijët dhe adoleshentët, suplementet që ndihmojnë

Procesi i përqendrimit mund të përkufizohet si një aftësi për të vëzhguar gjatë dhe në mënyrë persistente një dukuri, objekt, situatë apo aktivitet.

Nga ana tjetër paaftësia për t’u përqëndruar te fëmijët e vegjël si dhe adoleshentët mund të ndikojë në aftësinë e tyre për të mësuar, përfunduar një detyrë si dhe në zhvillimin e aftësive komunikuese.

Përqendrimi si aftësi mund dhe duhet të kultivohet në mënyrë që të përsoset, pasi kur një fëmijë përqëndrohet truri i tij zhvillohet dhe të nxënit kristalizohet.

Por, cilët suplemente mund të përmirësojnë kujtesën dhe përqendrimin te fëmijët dhe adoleshentët?

Omega 3, acide yndyrore

Acidet yndyrore me esenciale përmendim EPA dhe DHA ( eicosapentaenoic dhe docosahexaenoic).

Omega 3 nuk sintetizohet nga organizmi ynë por mund të përfitohet duke ndjekur një dietë ushqimore të shëndetshme. Omega 3 luan rol në rritje të shëndetshme të fëmijës dhe sidomos në mirë funksionimin e sistemit nervor.

Cilat janë përfitimet në përqëndrim?

Përmirëson memorien, përqendrimin, si dhe ndihmon ne crregullimet e sjelljes. Shume studime kanë treguar sesi fëmijët me hiperaktivitet, dhe adoleshentët me ndjesi ankthi kanë rezultuar me nivele të ulëta të Omega 3 ne organizëm.

Cilët fëmijë kanë nevojë për këtë suplement?

Të gjithë ata fëmijë të cilët ushqehen pak, dhe ndjekin nje diete te varfër ushqimore, që konsumojnë ushqime të shpejta(fast food). Si dhe fëmijët që kanë crregullime të sjelljes, mungesë përqëndrimi etj.

Vitaminat e grupit B luajnë rol të rëndësishëm në përmirësimin e memories dhe përqëndrimit si dhe sigurojnë një sistem nervor të shëndetshëm.

Zinku ky mineral duhet gjithnjë të jetë i pranishëm në regjimin ushqimor të fëmijës suaj pasi forcon imunitetin dhe nxit përndrimin te fëmijët dhe adoleshentët.

Studime të ndryshme kanë theksuar rëndësinë e hekurit në zhvillimin normal të proceseve konjitive.

Në farmaci këto suplemente gjenden në forma të ndryshme farmaceutike si shurup, tabletë, karamele shumëngjyrëshe etj. Për grupmosha të ndryshme këshillohet përqendrimi optimal për secilin element dhe forma më e përshtatshme, detyrë të cilin farmacisti juaj i besuar e realizon me kënaqësi.

Disa këshilla praktike sesi mund të nxisim përqendrimin

-Duke iu ofruar fëmijëve dhe adoleshentëve një mjedis të përshtatshëm (hapësirë për të lehtësuar aftësinë e fëmijës për ta përdorur atë).

-Duke përgatitur materiale interesante me nivele të ndryshme vështirësie (aktivitete praktike dhe materiale që përfshijnë shqisat.

-Duke larguar pengesat që mund të shqetësojnë ose shpërqendrojnë fëmijët.

Duhet gjithnjë të mbahet mend se përqendrimi si aftësi nuk mund kurrsesi të nxitet me forcë për t’u zhvilluar ose mënyrë komunikimi urdhëruese por duke krijuar kushte për ta zhvilluar atë.

JONA SALI

FARMACI “MAJLINDA”

Durrës 

 

 

 

 

 

 

Add Your Comment