Në Itali një projekt i ri është duke u zhvilluar, specifik për nxënësit 12-14 vjeç dhe financuar nga Qendra Kombëtare për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (QKM) të Ministrisë së Shëndetësisë, për të inkurajuar përdorimin e informuar të internetit dhe parandalimin e varësisë nga ueb-i tek ta.
Ekspozimi i tepërt ndaj lojërave të fatit
Një nga efektet e përhapjes së gjerë të pajisjeve teknologjike ka qenë ai i rritjes së ekspozimit ndaj videolojërave dhe lojërave të fatit online, ku më i përhapuri është pokeri. Sipas raportit të fundit nga Entertainment Softëare Association, 31% e lojtarëve në internet janë nën moshën 18 vjeç dhe 60% janë meshkuj. Një studim i fundit i kryer me afro 1000 gjimnazistë italianë tregoi se 22% e tyre kishin sjellje problematike në lidhje me përdorimin e internetit, pothuajse 10% kishin probleme me lojra e fatit dhe 6% sjellje të lidhura me ushtrimet fizike.
Efektet negative
Të gjitha këto sjellje problematike shpesh çojnë në performancë më të dobët në shkollë, anhedoni (paaftësia për t’u interesuar për aktivitete të këndshme), komunikim steril dhe pa ngjyrë dhe impulsivitet – të gjithë faktorë rreziku për zhvillimin e çrregullimeve psikiatrike në të rinj dhe në persona në moshë madhore. Sipas disa studiuesve ekziston një rrezik i lartë, tek ata që paraqesin sjellje problematike për shkak të varësisë ndaj uebit, për të pasur përvoja disociuese të depersonalizimit dhe derealizimit, siç janë strategjitë jofunksionale të vetërregullimit emocional për shpërqendrim nga gjendjet emocionale negative (si trishtimi, zemërimi, ankthi, ndjenja e vetmisë dhe margjinalizimi).
Video lojëra pozitive
Një nga mjetet e përdorura do të jenë lojërat serioze, me të cilat nxënësit do të angazhohen në simulime të shkurtra në tabela të bardha multimediale interaktive në të cilat do të mund të luajnë, vetëm ose në grup, disa nga sjelljet e tyre në situata kritike që i konsiderojnë si problematike dhe frustruese.
Edhe pse paraqiten në një mënyrë të ngjashme me videolojërat, lojërat serioze ju lejojnë të stimuloni ndryshime pozitive. Projekti do të realizohet në 20 klasa nga pesë rajone. Pas një kursi trajnimi, mësuesit do të zhvillojnë seanca 45-60 minuta me studentët. Lojërat do të jenë në dispozicion të fëmijëve edhe pas orarit të mësimit, për t’i përsëritur ato në shtëpi.
Roli i familjes
Fëmijët dhe adoleshentët janë në një grupmoshë në rrezik, por të rriturit mund t’i mbrojnë ata me ndërgjegjësim më të madh për rreziqet dhe përfitimet e teknologjisë dixhitale. Udhëzimet sugjerojnë që të mos jepen mjete teknologjike fëmijëve para moshës 13 vjeç. Politikat e mediave sociale thonë se para moshës 13 ose 14 vjeç, fëmijët nuk mund ta përdorin atë dhe se duhet të edukohen në përdorimin e pajisjeve dixhitale përpara se t’i përdorin ato.
Shoqata Italiane e Pediatrisë ka sugjeruar që fëmijëve të mos u jepet celulari para moshës dy vjeç dhe deri në pesë vjeç për ta parë vetëm së bashku me prindërit dhe për një orë në ditë. Duke ditur se teknologjia nuk duhet të synojë kurrë t’i qetësojë ose të shpërqendrojë ata. Ata duhet të mësohen të menaxhojnë momentet e mërzitjes ose zhgënjimit pa përdorur një celular.