Prindërit hiperprotektivë – ankthi i tepërt ul zhvillimin e autonomisë te fëmijët

Kujdesi për fëmijët tuaj është pjesë e natyrës së prindërimit. Por një gjë është të shqetësohesh në një mënyrë normale, tjetër gjë është ta bësh atë në mënyrë të tepruar. Mund të ketë pasoja.

Fëmijët me prindër “helikopterë”, të cilët janë tepër mbrojtës dhe të shqetësuar, do të ishin më pak të aftë të përballonin emocionet dhe marrëdhëniet. Për të konfirmuar se sa kundërproduktive është të jesh prindër hiper-kontrollues dhe hiper ankthioz është një studim i kryer nga një ekip studiuesish amerikanë, nga Universiteti i Minesotës, i udhëhequr nga profesoresha Nicole Perry, dhe i botuar në revistën “Developmental Psychology”.

Fëmijët dhe prindërit nën vëzhgim

Hulumtimi përfshiu një grup prej 422 fëmijësh të moshave të ndryshme dhe prindërit e tyre. Studiuesit i ndoqën për ca kohë, deri në ditëlindjen e tyre të dhjetë, duke kryer kontrolle periodike në dy, pesë dhe dhjetë vjet për të vlerësuar rritjen e tyre emocionale dhe sociale. Gjatë takimeve, autorët studiuan sjelljet e të rinjve vullnetarë dhe ndërveprimin me prindërit e tyre. Qëllimi ishte për të kuptuar nëse dhe në çfarë mase nënat dhe baballarët ishin mbrojtës, ndërhyrës dhe kontrollues dhe nëse fakti i të pasurit prindër shumë protektivë kishte pasoja tek fëmijët e tyre.

Pak liri është pozitive

Nga analiza e të dhënave, rezultoi se vërtet prindërit shumë protektivë, megjithëse janë të bindur se po veprojnë në interes të fëmijëve të tyre, realisht rrezikojnë t’i dëmtojnë ata. Në fakt, u vu re se te fëmijët me nëna dhe baballarë që do të donin të udhëhiqnin çdo moment të jetës së fëmijëve të tyre, zhvillimi i aftësive të kontrollit emocional dhe të sjelljes ishte më i ulët se tek bashkëmoshatarët me prindër me më pak ankth. Aftësia për të reaguar në mënyrë të përshtatshme ndaj situatave të vështira, për shembull në mjedisin shkollor ose në grupin e bashkëmoshatarëve, dhe performanca e shkollës ishin gjithashtu më të ulëta te fëmijët e super-kontrolluar. Në të kundërt, fëmijët që përfitonin nga autonomia më e madhe ishin më të aftë të qetësoheshin dhe të reagonin shpejt në situata stresuese dhe kishin më pak vështirësi akademike dhe në marrëdhënie.

Është e rëndësishme që prindërit të lirojnë kontrollin e tyre dhe t’i lejojnë fëmijët e tyre të eksplorojnë botën me më shumë liri dhe pa qenë shumë kontrollues.

Add Your Comment