8 strategji për t’u përshtatur në një punë të re

1. Mos u mbingarkoni

Nuk ka asnjë mënyrë që të ruani çdo pjesë të informacionit të marrë në ditët e para. Kjo është normale! Mos e mundoni veten për këtë.
Prisni që përshtatja juaj të marrë pak kohë. Në mënyrë tipike, duhen nga tre deri në gjashtë muaj për të kapërcyer këtë ndjenjë “trullosjeje” – dhe në punë që konsiderohen të vështira, mund të zgjasë edhe më shumë.

2. Gjeni një mentor

Disa vende punë kanë në fakt programe mentorimi. Por nëse juaja nuk e ka, nuk ka problem: krijoni një tuajin!
Gjeni një punonjës me përvojë, që ka gatishmërinë për t’ju ardhur në ndihmë. Vëzhgojeni si punon, bëjini
pyetje dhe mundohuni të mësoni prej tij/saj.

3. Bëni pyetje

Mos kini turp – bëni pyetje. Kolegët tuaj e kuptojnë se ju nuk i keni të gjitha përgjigjet dhe presin që ju të jeni kuriozë dhe të flisni. Ata preferojnë më mirë të bëni pyetje sesa të bëni diçka të gabuar.

4. Kujdesuni për trurin dhe trupin tuaj

Teprimi me kafeinë dhe sheqer nuk do t’ju ndihmojë të funksiononi në nivelin më të lartë. Ushqimi i trurit dhe trupit tuaj është thelbësor. Merrni me vete ushqime të shëndetshme dhe vakte që do t’ju bëjnë punë gjatë ditës.
Mos i lini pas dore gjërat bazë gjatë tranferimit në punën tuaj të re. Hani shëndetshëm, bëni gjumë të mjaftueshëm dhe ushtrohuni çdo ditë. Kjo do të rikarikojë bateritë tuaja dhe do t’ju mbajë në formë gjatë gjithë ditës.

5. Bëhuni “lojtar në ekip”

Edhe nëse jeni fshehurazi një introvert, bëni një përpjekje në javët e para për të njohur shokët tuaj të skuadrës. Tregojuni kolegëve tuaj se jeni të afrueshëm, bashkëpunues dhe të gatshëm për të ndihmuar sa më shpejt. Shpresojmë, ata do t’ju shpërblejnë. Si një anëtar i ri, patjetër që do të keni momentet tuaja të nevojës, ndaj bëhuni gati ta paguani!

6. Mësoni kulturën

Vëzhgoni anëtarët e ekipit tuaj dhe mënyrën se si ata ndërveprojnë me njëri-tjetrin; mënyra se si ata dialogojnë, trajtojnë rastet e vështira në punë dhe ndërveprojnë me epërorët. Shihni se çfarë funksionon dhe çfarë jo.

Jini miqësorë, por tërhiqeni dhe vlerësoni çdo situatë në mënyrë objektive. Qëndroni neutralë derisa të kuptoni gjendjen dhe kujt mund t’i besoni përfundimisht. Eshtë e panevojshme të thuhet se ky proces kërkon kohë.

7. Mos krahasoni

Puna juaj e fundit ishte një përvojë e shkëlqyer dhe me shumë mundësi ju ndihmoi të arrini këtu ku jeni sot. Por gjëja e fundit që dëshironi të bëni është të tjetërsoni kolegët tuaj të rinj me krahasime të bezdisshme, p.sh., “kështu e bënim në punën time të vjetër”.

Jini të përulur. Ju mund të keni vërtet një mënyrë më të mirë për t’i bërë gjërat, por ka mënyra për t’iu qasur çështjes pa u dukur arrogantë ose superiorë. Plus, është gjithmonë e mençur të presësh dhe të shohësh përpara se të flasësh – ndoshta ka arsye të mira pse gjërat bëhen ndryshe në punën tuaj të re.

8. Buzëqeshni!

Mirë, ky është më shumë një sugjerim sesa një strategji. Sidoqoftë, ju inkurajojmë të buzëqeshni sa herë që është e mundur. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më mirë dhe gjithashtu do të ngrejë humorin e të gjithëve përreth jush.

Add Your Comment