Shumë nga sjelljet e përdorura për të reduktuar ankthin, nëse nuk janë të duhurat, rezultojnë jofunksionale dhe joproduktive. Njerëzit me çrregullime ankthi, mund të konsiderojnë alkoolin ose substanca të tjera si një mjet për të përballuar frikën dhe ankthin. Disa studime tregojnë se njerëzit me çrregullime ankthi kanë deri në tre herë më shumë gjasa të shfaqin një çrregullim abuzimi me alkoolin ose substanca të tjera, sesa ata që nuk vuajnë nga ankthi. Abuzimi me këto lloj substancash nuk e rregullon problemin themelor, dhe abuzimi afatgjatë i alkoolit ose drogës mund të çojë në tolerancë dhe disa varësi. Toleranca mund të rezultojë nga përdorimi i një droge gjatë një periudhe të zgjatur kohore. Rezultati i tolerancës është se droga nuk prodhon efektin e dëshiruar ose efekti zvogëlohet. Toleranca mund të çojë në rritjen e sasisë së barit për të prodhuar efektin e dëshiruar. Varësia fizike e një droge shpesh përfshin tolerancën dhe mund të identifikohet me simptoma të tërheqjes nëse droga ndërpritet ose ulet sasia papritmas. Simptomat e zakonshme të tërheqjes që lidhen me alkoolin ose varësinë e drogës mund të përfshijnë:
•ankth;
•diarre / shqetësime me stomakun;
•pagjumësi;
•dhimbje muskulore;
•dhimbje koke;
•ulje të përqendrimit;
•frymëmarrje e shpejtë;
•dridhje.
Marrja e ndihmës për abuzimin e substancave
Sjelljet e dëmshme e të papërshhtatshme i referohen llojeve të sjelljeve që pengojnë aftësinë e një personi për t’u përshtatur në situata të veçanta. Ato nuk janë kurrë të mira sepse i pengojnë njerëzit që të përshtaten me kërkesat e jetës. Fillimisht, përdorimi i tepruar i alkoolit ose i barnave të tjera mund të duket se ofron lehtësim nga ankthi. Për fat të keq, efektet afatgjata të abuzimit të substancave nuk janë aq të këndshme. Nëse keni një çrregullim ankthi dhe po abuzoni me ndonjë lloj substance, duhet të bisedoni me mjekun ose terapistin tuaj. Megjithëse ky abuzim mund të jetë rezultat i një mase të vetë-mjekimit, ka të ngjarë që do t’ju shkaktojë shumë më tepër shqetësime në një afat të gjatë. Një profesionist i cili trajton çrregullimet ankthi do të jetë në gjendje t’ju ndihmojë.