Shëndeti mendor është një temë shumë e gjerë dhe janë të shumë faktorët që ndikojnë në mirëqenien e tij, por sipas shkencëtarëve në Universitetin e Otagos, ekzistojnë lidhje të rëndësishme midis mirëqenies psikologjike dhe gjumit, aktivitetit fizik dhe konsumit të frutave dhe perimeve.
Përqendrimi në këto zakone është një mënyrë e miratuar nga shkenca për të rritur humorin tuaj dhe për të përmirësuar shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Gjumi cilësor
Njerëzit që flenë më pak se 8 orë gjumë dhe më shumë se 12 orë gjumë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë simptoma depresive dhe një ndjenjë më të ulët të mirëqenies.
Si mund të përmirësohet cilësia dhe sasia e gjumit tuaj?
- Fikni ekranet të paktën 30 minuta para se të shkoni në shtrat.
- Ndiqni orare shumë të rregullta.
- Shmangni kafeinën dhe pijet alkoolike para gjumit.
Aktiviteti fizik
Stërvitja stimulon prodhimin e endorfinës, e cila mund të çojë në një ndjenjë të mirëqenies së shkurtër dhe afatgjatë.
Konsumi i frutave dhe perimeve
Konsumimi i frutave dhe perimeve nuk është një faktor dytësor në shëndetin mendor. Pra, duhet t’i bëni rregullisht pjesë të dietës suaj.