Nga Sidorela Ymeri, Aba Center Child Therapy
Ja disa nga shenjat që tregojnë se fëmija ka nevojë për një konsultë me një specialist:
1.Mungesa e buzëqeshjeve në fytyrë kundrejt të tjerëve, e shprehjes së kënaqësisë, prej moshës 6-muajsh;
2.Mungesa e shkëmbimit të tingujve vokalë, buzëqeshjes apo shprehjeve të tjera emocionale, prej moshës 9-muajsh;
3.Mungesa e gugave, prej moshës 12-muajsh;
4.Mungesë e shkëmbimit të gjesteve, si të treguarit me gisht, të treguarit e një objekti që i pëlqen, prej moshës 9-muajsh;
5.Mungesa e fjalëve, në moshën 16-muajsh
6.Mungesa e frazave me dy fjalë me kuptim (duke mos përfshirë imitimin apo përsëritjen e frazave që dëgjon), në moshën 24-muajsh;
7.Humbje e të folurës, gugave apo e aftësive sociale, në çdo moshë.