Loja me kukulla i bën fëmijët (vajzat dhe djemtë) më empatikë

A doni që fëmijët tuaj të bëhen empatikë dhe të fitojnë aftëinë për t’u lidhur me të tjerët?

Lejojini të luajnë me kukulla, edhe nëse janë djem.

Në fakt, është një aktivitet shumë pozitiv për rritjen e tyre dhe zhvillimin e ndjeshmërisë. Këto janë rezultatet e një studimi të fundit, të kryer nga një grup studiuesish britanikë nga Universiteti i Cardiff dhe botuar në revistën Frontiers in Human Neuroscience.

Studimi mbi moshat 4-8 vjeç

Hulumtimi u krye në një grup prej 33 fëmijëve, të moshës midis katër dhe tetë vjeçare. Fëmijëve iu kërkua të luanin me kukulla dhe me tablet, si fillim vetëm, e më pas me një shok ose shoqe.

Gjatë këtij aktiviteti, shkencëtarët studiuan trurin e tyre duke përdorur teknologjinë e neuroimazheve. Qëllimi ishte të kuptonim se çfarë ndodhte në tru gjatë lojës.

Kukullat më të dobishme se tabletët

Duke analizuar të dhënat e mbledhura, studiuesit vunë re që ndërsa fëmijët luanin me kukullat, vetëm ose në çift, në trurin e tyre, u aktivizua sulkusi i përkohshëm superior (pSTS), një zonë e lidhur me përpunimin e informacionit shoqëror siç është empatia. Ky fenomen ndodhi si tek djemtë ashtu edhe tek vajzat.

Nga ana tjetër, kur fëmijët luajtën me tablet, kjo zonë u aktivizua shumë më pak. “Këto shifra janë një zbulim i vërtetë. Ne e aktivizojmë këtë zonë të trurit kur mendojmë për njerëzit e tjerë, dhe veçanërisht duke vënë veten në vendin e tyre për ato që ndiejnë dhe mendojnë. Kukullat inkurajojnë fëmijët të krijojnë botën e tyre të vogël imagjinare, ndryshe nga lojërat që kanë në fokus zgjidhjen e problemeve”, shpjeguan autorët e hulumtimit.

Është mirë të inkurajoni fëmijët të luajnë me kukulla

Ekspertët arritën në përfundimin se loja me kukulla duhet të inkurajohet, madje edhe tek djemtë. Në fakt, kjo i ndihmon fëmijët të provojnë disa aftësi ndërpersonale që do të nevojiten veçanërisht në të ardhmen.

Është provuar se fëmijët që zhvillojnë ndjeshmërinë, janë më të përshtatshëm për të përfunduar studimet e tyre universitare dhe për të pasur një gamë më të madhe opsionesh nga pikëpamja profesionale. Në veçanti, fëmijët më empatikë mund të dallojnë më qartë fenomene të tilla si ngacmimi dhe të bëhen nxitës të zgjidhjes së çdo konflikti me të tjerët ose konflikt të brendshëm “komenton profesore Maria Rita Parsi, psikologe dhe psikoterapiste.

Add Your Comment