Lumturia është qëllimi final dhe mbi çdo qëllim tjetër për pjesën më të madhe të njerëzve, por kërkimi i lumturisë në mënyrë aktive, mesa duket nuk është fort pozitiv.
Ata që shënojnë arritjet më të larta në çdo renditje të lumturisë raportojnë mbështetje të mirë sociale, jetojnë jetë kuptimplote që i lejon të kontribuojnë në shoqëri, përjetojnë një bollëk emocionesh pozitive të cilat shpesh krijohen në shoqërinë e të tjerëve (ne buzëqeshim 30 herë më shpesh në grup sesa në vetmi).
Kjo është ironia e kërkimit të lumturisë vetëm. Përqendrimi te vetja dhe dëshira për të qenë më të lumtur zvogëlon shanset tona për të përjetuar lumturi.
Nëse përqendrigemi shumë ngushtë në kërkimin e lumturisë, rrezikojmë të harrojmë mirëqenien, e cila shkon më thellë dhe përfshin lidhjet me njerëzit, qëllimin e jetës, ndjenjën e arritjes dhe vetëvlerësimit.
Pesë mënyra për të përmirësuar mirëqenien:
- Sigurohuni që të mund të plotësoni nevojat tuaja themelore të vetes dhe atyre që doni e kujdeseni.
- Krijoni kohë rregullisht për aktivitete të këndshme, të tilla si një shëtitje, një lojë ose të parit ose dëgjuarit diçka që ju pëlqen.
- Investoni në ndërtimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve pozitive. Takohuni me miqtë, mbani kontakte me anëtarët e familjes, ushqeni marrëdhëniet tuaja të punës.
- Qëndroni të lidhur me atë që e bën jetën tuaj kuptimplotë.
- Bëjini gjërat më mirë për komunitetin tuaj, duke dhënë ndihmë vullnetare në komunitetin tuaj ose duke sfiduar praktikat e padrejta.