Nga Mariglena Muci, pedagogji e specializuar
Fillimi i shkollës është një nga momentet më të bukura, por edhe më të rëndësishme në jetën e të gjithë fëmijëve. Nisja e saj me sukses është premtim për arritjen e mëtejshme tëfëmijës, por jo për të gjithë ky fillim është njësoj.
Fëmijët hasin vështirësi të shumta, jo vetëm se përballen me një mjedis të ri, me shokë e shoqe të reja, pa praninë e prindërve etj, por hasin vështirësi të shumta edhe në mësimin e shkronjave, numrave, të shkruarit, të lexuarit etj. Këto vështirësi bëhen edhe më të theksuara për fëmijët me aftësi ndryshe, të cilët nuk e kanë të lehtë përshtatjen e ndryshimin e rutinës.
Prandaj është e rëndësishme të flitet në mënyrë më konkrete dhe specifike, duke orientuar prindërit se si të veprojnë me fëmijët e tyre. Pavarësisht, se ata do të kenë pjesëmarrje tëvazhdueshme në shkollë, përfshirjen në planin PEI, takimet me mësuesit etj, ata duhet të dijnë më konkretisht si tëpërgatisin fëmijët e tyre. Më poshtë po listojmë disa mënyra:
Përpara se të çoni fëmijët tuaj në shkollë, njihuni me mësuesen/mësuesin e tyre. Shkoni në shkollë dhe takoni drejtpërdrejt mësuesen kujdestare të klasës. Bisedoni me atërreth nevojave të fëmijës suaj, gjendjes dhe gatishmërisë për të bashkëpunuar. Gjithashtu, diskutoni sesi mësuesi do tëkomunikojë me ju. Mësuesit janë të ndryshëm dhe kërkesat e secilës klase janë të ndryshme. Kështu që, ju duhet të zgjidhni komunikimin që do të përdoni si me anë të telefonit, ose mund të lini një fletore ku mësuesi të shkruajë gjithçka për tu orientuar sesi të ndihmoni fëmijën për detyrat. Kjo njohje e parë do të krijojë një “urë” komunikimi efektiv për gjithëvitin.
Është e rëndësishme që ta sillni fëmijën në shkollë, përpara se të fillojë shkolla. Ju mund të zgjidhni një ditë, madje edhe disa ditë, që të vizitoni shkollën, duke e njohur fëmijën me ambjentin, mësuesen, klasën etj. Kjo mund të ndihmojë nëzbutjen e disa shqetësimeve të fëmijës suaj. Fëmijët janë tëndryshëm dhe kanë vështirësi në përshtatje. Por ju mund t’i tregoni mjedisin, bankat, madje mund të merrni lodrat epreferuara dhe të zhvilloni disa lojra me fëmijën tuaj. Kjo do të krijojë një lidhje argëtimi dhe fëmija do të dëshirojë të vijësërisht aty.
Gjithashtu, ju duhet të njihni edhe mësuesin mbështetës/ndihmës, pasi ai është personi që do të punojëdrejtpërdrejt me fëmijën tuaj. Takoni atë dhe diskutoni mbi gjendjen dhe nevojat e fëmijës suaj. Po kështu, takoheni edhe me fëmijën tuaj, që ai të krijojë njohje dhe të dëshirojë tëqëndrojë me atë. Prezantojeni me fëmijën tuaj dhe tregojini,që është një person i afërt që do ta ndihmojë, do ta argëtojë, do të luajë me atë etj. Nga ana tjetër edhe mësuesi mbështetës duhet të bëjë rolin e tij, pasi është i specializuar në këtëdrejtim.
Rutina është shumë e rëndësishme për fëmijët, sindomos me aftësi ndryshe. Ata e kanë më të vështirë përshtatjen, ngandryshimi i saj. Prandaj, ju duhet të filloni të ndërtoni rutina, përpara se të fillojë shkolla. Mundohuni të mësoni të zgjoni fëmijët tuaj herët, në mënyrë që të jenë të mësuar me kohën e shkuarjes në shkollë. Po kështu, dilni me fëmijën në orarin kur fillon shkolla, ose shkoni diku me autobus, që fëmija të fillojëtë mësojë rutinën e të shkuarit në shkollë, që me përgatitjen, marrjen e autobusit dhe mbërritjen në shkollë. Gjatë ditës zhvilloni aktivitete dhe lojra të shumta, që fëmija të ndihet ipërfshirë gjithë kohën dhe të jetë i gatshëm për të shkuar herët në shtrat. Është mirë, që fëmijët të shkojnë përpara orës 22:00 në shtrat, për të pushuar dhe bërë një gjumë të mirë. Këto mënyra do e ndihmojnë fëmijën tuaj të rivendosë orën dhe tëjetë i përgatiutur me rutinën e përditshme të shkollës. Për këtëmund të përdorni edhe grafikët me imazhe, ku fëmija tëorientohet më mirë se çfarë duhet të bëjë.
Lidhja me fëmijën tuaj ka shumë rëndësi për atë. Ai do të jetënë shkollë pa praninë tuaj. Prandaj ju duhet ta përgatisni, qëdo të jetë vetëm, por që ju nuk do lini asnjëherë. Kështu ju mund, të përgatisni ëmbëlsirat e preferuara të fëmijës suaj, njëktuti me shënime për fëmijën, ose mund të vendosni njëfotografi në xhepin e xhaketës. Kjo vlen edhe për prindërit e fëmijëve me aftësi ndryshe. Në sajë të tyre fëmijët do t’iu kujtojnë dhe do të mendojnë se nuk i keni harruar.
Fëmijët janë imitues dhe shpesh ndjekin modelet e të tjerëve. Prandaj, është mirë që ju t’i lexoni fëmijës suaj tregime tëfëmijëvë, që shkojnë në shkollë. Ose ju mund t’i tregoni shembuj të motrave, vëllezëve, të afërmve, shokëve, shoqeve,që shkojnë në shkollë. Madje është mirë ta shoqëroni me deklarata të vetë fëmijëve, të cilët i tregojnë për shkollën dhe eksperiencat e tyre në të. Gjithashtu, mund të përdoni edhe foto dhe imazhe të fëmijëve në shkollë, gjatë aktiviteteve tëndryshme të zhvilluara. Kjo mënyrë rrit dëshirën dhe kuriozitetin e fëmijës për të ndjekur shkollën.
Për të përforcuar tek fëmija idenë e shkollës, ju mund të zgjidhni të zhvilloni lojra që lidhen me atë, psh ju mund të luani me “mësuese” me fëmijën tuaj. Kjo lojë krijon në imagjinatën e e tij idenë e shkollës, të kryerjes së detyrave etj. Gjithashtu, ju mund të zhvilloni me fëmijën tuaj dhe fëmijë të tjerë, aktivitete sportive, lojra, konkurse etj, që fëmija të krijojë më mirë idenë e funksionimit të shkollës. Ju krijoni lidhje dhe miqësi edhe me shokë, shoqe që do të ketë në shkollë. Kjo e ndihmon atë ta ketë më të lehtë përshtatjen, nëse njeh më parë disa prej tyre, mjedisin dhe mësuesen.
8. Përgatisni një profil të fëmijës suaj
Fëmijët janë në ndryshim të vazhdueshëm. Kështu, është mirë të merrni një kopje të planit të individualizuar PEI të vjetshëm dhe ta rifreskoni. Shtoni ndryshimet që kanë ndodhur tek fëmija juaj si pikat e forta, arritjet akademike, sociale, komunikimi etj, në mëyrë që t’ia paqesni mësuesit të tij. Pavarësisht vlerësimit të fëmijët, informacionet nga prindërit e ndihmojnë atë së tepërmi, në realizimin e PEI-t. Gjithashtu, nëse fëmija juaj ndjek terapi është shumë mirë, të krijoni një bashkëpunim të tyre me stafin e shkollës. Vazhdimin i programeve dhe terapisë, edhe në shkollë, përforcon ecurinë e tij.
9. Përgatisni veteveten
Një nënë dhe një baba i qetë, janë në gjendje të ndhmojnë, më mirë fëmijën e tyre. Merrni kohë për të mbledhur mendimet dhe ndjenjat tuaja, në mënyrë që të jeni të përgatitur për ta ndihmuar
atë. Flisni me prindër të tjerë, të cilët po bëjnë gati fëmijët e tyre për në shkollë. Kështu nuk do të ndiheni vetëm. Gjithashtu, fëmijët ndihen më pak të stresuar, kur shohin që prindërit e tyre nuk janë të stresuar.
Këto janë disa orientime, të cilat mund t’iu ndihmojnë, por sigurisht ju jeni të lirë të zgjidhni dhe t’i ndryshoni sipas situatës dhe nevojave të fëmijës suaj. E rëndësishme është që fëmija të jetë i kënaqur dhe të dëshirojë kthimin në shkollë!
Këto janë disa mënyra sesi të përgatisni fëmijën tuaj, por sigurisht që nuk janë absolute. Ato i ndihmojnë prindërit, të përforcojnë, edhe më shumë, duke i përdorur krahas mënyrave të tyre të përhershme.
E rëndësishme, është që ju të zgjoni tek fëmijët dëshirën për shkollë dhe të synoni suksesin e tyre të mëtejshëm.