Shkëputur nga libri “Zbulo fëmijën tënd. Interpretimi i vizatimeve të fëmijëve”
Të vizatosh pemën, do të thotë të bësh një lloj autoportreti; nis me rrënjët që përfaqësojnë mënyrën sesi i përqasemi mjedisit tonë.
🔹️Rëndësia e vizatimit të rrënjëve qendron me analogjinë që ato kanë me sistemin e mbështetjes dhe atë referues.
Më poshtë do të shqyrtohen disa nga mënyrat sesi fëmijët vizatojnë rrënjët dhe simbolika përkatëse:
1. Rrënjë shumë të thella- varësi e lartë nga nëna, aq sa për individin paraqet vështirësi për të jetuar i pavarur.
2. Rrënjë në formën e gishtave të dorës- parehati dhe një lloj hidhërimi, zemërimi e mllefi në lidhje me një nga figurat primare atashuese, një “dorë” përkujdesëse, por që e pengon të rritet.
3. Rrënjë të futura në një lloj mbështjellje/qeseje- është fjala për një lloj ngathtësie, një karakter i qetë dhe paqësor.
4. Rrënjë me fijëza të holla, të ndara nga njëra-tjetra: natyrë e ndjeshme, me nevoja për afeksion dhe dashuri.
5. Rrënjë me fijëza të mbyllura: tregues të një individi të qëndrueshëm dhe të fortë, që i do dhe përshtatet me rregullat.
6. Rrënjë që mezi dallohen: ndrojtje, turp.
7. Rrënjë të prera, të shkurtra: shprehje ndrojtjeje dhe vogëlsie, prani e pakët mëmësore.
8. Rrënjë me majë/me cepa: ndjeshmëri, nivel i ulët tolerance ndaj frustrimit.
9. Rrënjë shumë të zgjatura, të drejtuara për poshtë: shprehje e një lidhje shumë të afërt me nënën, që krijon vështirësi në krijimin e identitetit të vet.
10. Rrënjë të ndërthurura dhe të gërshetuara me njëra-tjetrën: elementë që shprehin një personalitet jo koherent e me luhatje humori.
11. Rrënjë të gjata, të shtrira, të vizatuara në formë zvarritëse e të zgjatura horizontalisht, poshtë trungut: një frustrim i pësuar në të shkuarën.
12. Rrënjë të zëvendësuara me një linjë horizontale: interpretohet si kërkim i mbështetjes në sisteme të jashtme.
13. Rrënjë të mbuluara nga bari: element që shpreh një fëmijëri të qetë dhe kalimin e etapave të zhvillimit në mënyrë të shëndetshme.
14. Rrënjë të vizatuara me vija të ndërprera, tipike për fëmijë që kanë përjetuar një lloj shkëputjeje emocionale (largim i një prindi).