Nga Valeria Pini, La Repubblica
Sipas të dhënave të fundit, në Itali dhe në mbarë botën po konsumohen gjithnjë e më shumë. Në Shtetet e Bashkuara antidepresantët janë deri tani barnat më të përshkruara nga mjekët.
Ato janë ndër medikamentet më të shitura dhe konsumi po rritet në mbarë botën. Sa i përket sasisë së përdorimit jo më larg se në Itali, sipas Raportit OSMED 2022 të Aifa-s, merren 44,6 doza ditore për 1000 banorë, krahasuar me 39 në 2014. Numra që rriten vit pas viti: në 2021 konsumi u rrit me 2,4% krahasuar me 2020.
Një situatë që përsëritet në 18 vende evropiane, ku konsumi mesatar është më shumë se dyfishuar në 20 vjet, duke shkuar nga 30,5 doza ditore për 1000 njerëz në 2000, në 75,3 në 2020.
Situatë aspak optimiste dhe në Shtetet e Bashkuara, ku ilaçet kundër depresionit janë deri tani barnat më të përshkruara.
Sot në fakt ka një ndërgjegjësim më të madh për rolin e shëndetit mendor në mirëqenien e përgjithshme të popullatës. Flitet gjithnjë e më shumë për të, duke ndihmuar në uljen e stigmës që ka ekzistuar gjithmonë rreth këtyre patologjive, megjithatë, është mirë të kujtojmë se këto terapi duhet të merren gjithmonë dhe zgjidhen nga mjekët pas konsultave dhe vizitave të detajuara. Prandaj, nevojitet konkluzioni mjekësor për një diagnozë të saktë dhe trajtimi nuk duhet të fillohet vetëm sepse individi po përballet me një periudhë trishtimi ose vështirësie.
Asnjëherë mos i zini besë parimit “bëje mirë, bëje vetë”
Kushdo që sëmuret duhet t’i drejtohet gjithmonë një specialisti, psikologut, mjekut, psikiatrit dhe të mos bazohet në këshillat e atyre që nuk kanë ekspertizë specifike në çështje.
Në Shtetet e Bashkuara, siç zbulohet nga një studim i Neë York Times, afërsisht 80% e ilaçeve kundër depresionit përshkruhen nga mjekë të përgjithshëm që nuk kanë trajnim specific dhe shumë i trajtojnë këto patologji në mënyrë të pandërprerë apo të çrregullt.
Nga një studim i profesor Paul Nestadt, profesor i Psikiatrisë në Universitetin e Mjekësisë Johns Hopkins, problemi është shpesh administrimi i gabuar i barnave, edhe për fajin e vetë pacientit. “E dini doktor, i kam provuar të gjitha”, më thonë shumë dhe shtojnë se nuk kanë pasur asnjë përfitim nga terapia. Ata shpesh e ndjekin atë në mënyrë të çorganizuar. Ndoshta vetëm për dy javë, gjë që është jashtëzakonisht e rrezikshme për këtë lloj ilaçi. Ose ndalojnë marrjen e medikamentit papritmas”, shpjegon eksperti.
Një çështje që nuk mund të nënvlerësohet, pasi siç na kujton profesor Balestrieri, “përdorimi i antidepresantëve duhet monitoruar gjithmonë me kalimin e kohës nga një specialist”. Ndër të tjera, ilaçet kundër depresionit mund të ndërveprojnë me barna të tjera, gjë që shton rrezikun nëse individi i merr pa orientimin e mjekut psikiatër.
Si funksionojnë ilaçet kundër depresionit?
Për të kuptuar më shumë, duhet sqaruar se si funksionon një antidepresant. “Nxit një proces që çon në aktivizimin e neurotransmetuesve që stimulojnë sistemin nervor. Duhen rreth njëzet ditë që ilaçi të funksionojë, por ndonjëherë edhe një muaj ose një muaj e gjysmë Për këtë arsye terapia nuk duhet të ndërrohet asnjëherë vetëm pas dy javësh nga fillimi, pritet të paktën një muaj e gjysmë dhe nëse pacienti nuk përfiton, ndërrohet trajtimi”.
Si të kuptohet nëse duhet ndërprerë terapia?
Psikiatrit zakonisht rekomandojnë që të konsiderohet ndërprerja e terapisë pasi të jenë parë përmirësime për të paktën gjashtë muaj. Ndërkohë, duhet pranuar se edhe faza e lënies së medikamenteve antidepresante, kërkon supervizimin e mjekut, pasi paraqet vështirësi të mundshme, sidomos në rastet kur medikamenti është përdorur me vite.
Por a ka pacientë që nuk duhet t’i marrin përgjithmonë? “Ndodh – përfundon Balestrieri – kur një pacient ka pasur disa episode depresioni gjatë jetës së tij. Në këtë rast, ai duhet të vazhdojë të marrë ilaçe kundër depresionit, por gjithmonë nën mbikëqyrjen mjekësore dhe duke zgjedhur doza të ulëta mirëmbajtjeje”.