LORELA GARULI
TERAPIA E ARTIT
Mbi 60 teknika shprehëse, muzikoterapi, psikodramë, fototerapi e dancoterapi në kontekste klinike, sociale dhe edukimi
Libri vjen si rrjedhojë e një praktike akademike dhe klinike në fushën e terapisë së artit, ku janë ndërthurur
studime, lexime, ilustrime, raste klinike.
Psikologjia dhe të shkruarit janë një dyshe shumë e përshtatshme, aleate shumë të forta të njëra-tjetrës.
Shkrimi është terapeutik, ndërsa psikologjia si shkencë humane, në një masë të madhe gjen zbatim përmes fjalës, e kësisoj shërimi vjen duke e bërë “të pathënën të thënë”.
Në njëfarë mënyre, fjala (në këtë rast e shkruar) qëndron mirë bashkë me shkencën e psikologjisë, e cila ka vazhdimisht nevojë të përcillet në mënyra që janë të dobishme për lexuesin, për profesionistët, për psikologët, për studentët, për dashamirësit e saj, por dhe për këdo që ka kërshërinë për të kuptuar më shumë në lidhje me natyrën njerëzore.
Kjo e fundit, e koklavitur bukur, e vë vazhdimisht psikologjinë në detyrimin e zbulimit të rrugëve të reja të të
kuptuarit në lidhje me mënyrës si funksionon dhe si mund të jepet ndihmë kur është e nevojshme.
Arti, përkatësisht terapia e artit, arrin të japë një ndihmesë të vyer e të rëndësishëm në këtë çështje.
Libri synon të shpërfaqë një panoramë të plotë të një konteksti në të cilin terapia e artit mund të përdoret, përshtatshmërinë e saj, teknikat konkrete, ku, si dhe me kë mund të zbatohen, dhe qëllimi përkatës.
Libra të mëparshëm të autores:
“Zbulo fëmijën tënd. Interpretimi i vizatimeve të fëmijëve”
“Çrregullimet e të nxënit. Vështirësitë në lexim, shkrim dhe shprehitë matematikore”
“Çrregullimi i vëmendjes dhe hiperaktiviteti. Udhëzues për profesionistë dhe prindër”