Makeup Tutorial/ Si të kalojmë kohën e lirë në mënyrë inspiruese gjatë karantinës. Nga Noela Kalaj.

Koronavirus ka bërë që këto ditë të jenë të tejmbushura me ankth për shkak dhe të lajmeve jo dhe aq pozitive në mënyrë të pandalur.

Gjatë një pandemie si kjo, karantimi i njerëzve dhe distancimi social është i  nevojshëm për shëndetin publik. Karantina i ndërpret njerëzit nga jeta e tyre e përditshme në mënyra që janë menjëherë të dukshme dhe pothuajse katastrofike.

Por të qënit në karantinë mund të mos jetë vetëm stresuese apo e mërzitshme, gjithçka varet nga mënyra sesi ne e trajtojmë situatën.

Rutina e përditshme shpesh nuk na lë kohën e mjaftueshme për t’u marrë me pasionet tona. Ndaj kjo është periudha më e mirë për t’i kushtuar kohë atyre, duke mposhtur kështu vështirësinë që po kalojmë, por edhe për të qënë influencues pozitivë apo inspirues për të tjerët.

Mundësitë janë të pafundme, por unë kam zgjedhur që të gjithë kohën e lirë ta shfrytëzoj për të lexuar më shumë, për t’i kushtuar gjithashtu kohë edhe ushtrimeve të fitnessit e së fundmi, i cili ka qenë gjithnjë pasioni im, makeup-it !

Dje zgjodha një look ku si nuanca dominuese përdora tonet e ndezura për sytë për t’i dhënë sa më shumë jetë duke qënë se jemi drejt stinës së pranverës. Gjithnjë tonet e errëta apo të ndezura sugjeroj të shoqërohen me një ngjyrë nude për buzët, në të dyja versionet ‘matte’ ose ‘glow’.

Për pjesën e kontureve dhe theksimit të mollëzave zgjodha të përdor tone pluhur dhe jo kremoze duke i shtuar dhe nuancën më të çelur të ‘highlight’.

 

Flokëve i krijova një pamje tipike‘wet hair’ dhe ‘voilà’ ! Unë u argëtova vërtet dhe ndaj dua ta ndaj me ju pamjen e krijuar, uroj që t’ju inspirojë dhe të krijoni dhe ju një tualet sa më tërheqës që mund të përdoret për raste sa më të rëndësishme ku doni të shkëlqeni.

Më poshtë keni të përmendura edhe produktet e përdorura.

 

Foundation BB Cream- Flawless Skin 02

Contour, Blush – ASTRA Peach Romance

 

Highlight – HM Travel Palette

Eyebrow Pencil – NOTE 2 Hazel

Eyeshadow – REVOLUTION Roxi, RIDE OR DIE PALETTE

( Tonet – ARIEL, HONEY, SHOOK )

Lip liner – ASTRA 12, Classic Waterproof 301

Add Your Comment