Si të krijojmë një aeroplan në shtëpi për fëmijët me materiale të ricikluara; ideja, materialet dhe foto.

Për fëmijët mësimi shpesh përfshin lojëra. Përdorimi i produkteve dhe objekteve që ndodhen cdo ditë në shtëpitë tona, të tilla si shishe, tapa bidoni, kuti detergjentësh etj, mund të kthehen në “thesar”.

E mira është të përfshihen dhe fëmijët në mbledhjen e renditjen e tyre, sepse këto detyra të vogla do të fuqizojnë fëmijën duke e bërë pjesë aktive bashkë me prindin në reciklim. Në këtë mënyrë zhvillohet tek ata ndjenja e kursimit, e punës dhe e imagjinatës. Në ditët e sotme interneti është plot me shembuj frymëzimi për t’i shndërruar këto materiale në lojëra.

 

Ato që na nevojiten për realizimin janë:

  • 1 shishe
  • 2 letra formati të bardha A4
  • 2 kartona te kuq apo çfarëdolloj ngjyre tjetër
  • Vizore
  • Laps
  • Gërshërë
  • Ngjitës
  • Thikëprerëse

 

PËRGATITJA

Lyejmë bidonin me ngjtës dhe më pas fillojmë ta mbështjellim me letrën e bardhë.

Ndërkohë fillojmë të presim pjesët sipas fotos.

Pasi i kemi prerë të gjitha këto fillojmë me ngjitjen e tyre në saj të fotos së aeroplanit.

 

 

Dhe ja tek kemi një aeroplan të recikluar në kushtet e shtëpisë, për të argëtuar fëmijët tuaj!

Add Your Comment