A do të shkaktojë Covid-19 simptoma të stresit post-traumatik? Cilët janë më të prekur?

Nga Eduart Tafa, psikolog

Në këto javë shumë persona po jetojnë kohë stresuese. Shumë prej tyre kanë filluar të ndiejnë efektet emocionale dhe psikologjike të karantinës. Njerëzve u thuhet që të qëndrojnë brenda, të kufizojnë largimin nga shtëpia e tyre, përveç për nevojat ushqimore dhe mjekësore dhe të mos qëndrojnë së bashku të shoqëruar, nëse është e mundur. Institucionet po vendosin kufizime se ku mund të shkojnë njerëzit.

Fjalë si “distancimi shoqëror” dhe “ligjet ndëshkuese” përsëriten vazhdimisht javët e fundit. Familjet kanë ngecur në shtëpi, shkollat ​​kanë filluar mësimin on line në distancë, dhe shumica e kompanive ose janë mbyllur ose i kanë përgatitur punonjësit e tyre të punojnë nga shtëpia.

Përjetimi i situatave intensive, stresi, nervozizmi, zemërimi dhe frika, përballë një ngjarje si pandemia Covid-19, e bën të zakonshme të ndjeheni te shqetësuar në këtë mënyrë. Karantina është shpesh një përvojë e pakëndshme për ata që i nënshtrohen asaj. Ndarja nga të dashurit, humbja e lirisë, pasiguria për statusin, frika  e sëmundjes dhe mërzitja, mund të krijojnë efekte traumatike.

Edhe nëse nuk prekeni klinikisht me stresin post traumatik ( PTSD), mund të keni një reagim të fortë emocional ndaj traumës së Covid-19 që mund të zgjasë shumë kohë më pas kësaj pandemie.

Ekzistojnë një numër simptomash që njerëzit mund të pësojnë pas një pandemie që lë pas trauma, duke përfshirë: mendime intruzive, makthe ose kujtime shqetësuese, flash back, duke qenë vërtet të stresuar ose të irrituar, duke pasur probleme me gjumin, dietë jo e shëndetshme etj.

Efektet e pandemisë tek njerëzit që punojnë në vijën e parë, përfshirë praktikuesit e kujdesit shëndetësor dhe punonjësit kryesorë që mbështesin njerëzit që jetojnë me pasoja të koronavirus, janë veçanërisht shqetësuese.

Në veçanti, për punonjësit e spitalit që trajtojnë pacientë me COVID-19, ndikimi psikologjik i ekspozimit të zgjatur ndaj kushteve stresuese, frika nga ekspozimi ndaj virusit dhe ndarja nga të dashurit, ndikon që ata të jenë në rrezik më të madh dhe më të predispozuar për të përjetuar stresin post-traumë pas pandemisë  dhe të zhvillimit të simptomave afatgjata me pasoja për ata vetë.

Ata që kanë probleme me kushte të tjera të shëndetit mendor, të tilla si ankthi ose depresioni, ose që kanë një histori të mëparshme të traumës, mund të rrezikojnë më shumë nga shqetësime më të vazhdueshme. Ashpërsia e simptomave mund të fillojë nga e butë, e moderuar deri stadin më të rëndë, duke përkeqësuar gjendjen e atyre që jetojnë me sëmundje bashkëekzistuese të tjera shëndetësore.

Është shumë e domosdoshme që personat e prekur nga covid-19, punonjësit shëndetësorë që kanë qenë në vijën frontale të luftës kundër pandemisë, i gjithë ai grup personash që kanë patur shqetësime emocionale, të gjithë ata që kanë vuajtur nga ankthi, depresioni apo cdo lloj crregullimi tjetër psikik, nuk duhet të neglizhojnë aspak veten e tyre. Duhet të kërkojnë menjëherë shërbime, këshillime dhe konsultime në qendrat apo klinikat e shëndetit mendor.

 

 

A është traumë kolektive COVID-19?

Me realitetin e pandemisë Covid-19, ne po jetojmë në kohëra të reja dhe sfiduese ndërsa kalojmë nëpër këtë ngjarje traumatike kolektive të zgjatur.

Pjesa më e madhe e vëmendjes ndaj COVID-19 është përqendruar në ngadalësimin e përparimit të përhapjes së këtij virusi. Rëndësia e “rrafshimit të kurbës” për të mbështetur sistemin tonë mjekësor ka marrë vemendjen dhe përkushtimin e plotë në fazën kryesore dhe për këtë flitet gjatë gjithë kohes edhe në media. Sidoqoftë, ne kemi të bëjmë me një pandemi të një lloji tjetër, që duhet marrë në konsideratë edhe më gjerë për ndikimet dhe pasojat që mund të lërë pas. Ndikimi social, shëndeti mendor dhe kulturor i kalimit të një pandemie globale si kjo, do të lërë pas një pandemi psikologjike.

Në këtë situatë, është e rëndësishme të përgatiteni përvec ndikimit mjekësor të një pandemie por dhe në atë të shëndetit mendor. Kur njerëzit tejkalojnë përvojat e tyre emocionale, shanset e pasojave të shëndetit mendor janë afatgjatë dhe pasojat sociale rriten.

Jo vetëm që individët mund të pësojnë trauma më vete, por grupe të tëra njerëzish dhe shoqërish mund të vuajnë kolektivisht nga përvoja traumatike. Kur trauma arrin një nivel ku ndikon negativisht në të gjitha shoqëritë ose grupet e njerëzve, quhet trauma kolektive. Ndërsa marrim parasysh se si COVID-19 mund të ndikojë në shoqërinë tonë, është e rëndësishme që jo vetëm të marrim në konsideratë sesi mund të na ndikojë në mënyrën tonë jetësore, por edhe ato që pasojat e shëndetit mendor dhe social mund të ketë pandemia.

 

Disa këshilla për t’u kujdesur për shëndetin tuaj mendor, deri në fund të pandemisë COVID-19 mund të jenë:

-Qendro i lidhur me njerëzit. Teknologjia mund të jetë një burim i shkëlqyeshëm kur afërsia fizike nuk është një mundësi.

-Kur gjithçka tjetër nuk funksionon, mbani mend gjërat themelore. Sigurohuni që të bëni gjumë të mjaftueshëm, të hani mirë dhe të bëni ushtrime. Është e rëndësishme që këto detyra themelore të përditshme mbështesin trurin tonë në përballimin në mënyrë efektive, rregullimin e stresit, uljen e simptomave të ankthit dhe depresionit dhe përpunimin e informacionit.

-Ashtu siç do të krijonit një manual mjetesh, krijoni një kuti mjetesh për të përballuar. Vendosni së bashku një listë ose komplet aktivitetesh dhe sendesh që ju ndihmojnë të ndjeheni të sigurt, ju sjellin gëzim dhe do të rrisni cilësinë e jetës tuaj ndërsa largoni këtë krizë.

-Megjithëse qëndrimi i informuar është i rëndësishëm, sa më shumë të jetë e mundur, minimizoni ekspozimin tuaj ndaj mediave në shpërthim ose frekuentimin e tregimeve traumatike në lidhje me pandeminë. Ekspozimi ndaj mediave të mbushura nga trauma ka qenë i lidhur me rritjen e traumatizimit dhe simptomave traumatike të stresit post traumë.

-Edhe nëse nuk mund të merrni personalisht shërbime të shëndetit mendor, ka shumë mënyra me të cilat mund të merrni shërbime të shëndetit mendor në distancë. Ofrues të shumtë ofrojnë shërbime këshillimi online.

-Nëse gjithçka tjetër dështon, normalizoni betejat tuaja. Mos harroni se nuk jeni vetëm në këtë betejë dhe shumë të tjerë po merren me pasojat e kësaj kohe shqetësuese. Jini të sjellshëm me veten (dhe të tjerët). Mirësia, durimi dhe qetësia mund t’ju ndihmojnë shumë për të përparuar në këto kohë.

 

 

 

Add Your Comment