Të mësojmë fëmijët duke i argëtuar në shtëpi sipas edukimit montessori. Aktivitete të ilustruara për moshën 3-vjeҫare. Nga Emine Vardari

Prinderit shpesh habiten kur i blejne femijes nje loder te re dhe shikojne qe femija eshte me i interesuar ne kutine e kartonit qe mbeshtjell lodren sesa ne ate qe eshte brenda. Por, pse ndodh kjo? Kjo ndodh sepse kutia prezanton nje stimulues per imagjinaten e femijes dhe ajo mund te shnderrohet ne nje makine, shtepi, anije etj.
Duke nisur nga kjo dhe duke marre parasysh situaten qe ndodhemi, me poshte gjeni aktivitete te thjeshta me karakter edukues dhe argetues qe mund te pergatiten ne kushte shtepiake dhe qe ndikojne pozitivisht ne zhvillimin e femijeve.

 

Ky aktivitet me femijet rreth 3 vjec sherben per te punuar per njohjen e ngjyrave dhe renditjen e tyre sipas shembullit te dhene ne fleten tjeter. Aktiviteti mund te veshtiresohet ne varesi te moshes se femijes duke hequr fleten nga tavolina dhe femija te rendise ngjyrat sipas shembullit. Ne kete menyre mundesojme zhvillimin e kujteses dhe te mbajturit ne mend.

 

 

Loje argetuese per femije mbi 3 vjec me te cilen zhvillohen aftesite e levizjeve drejt nje drejtimi te caktuar, rritet perqendrimi, vemendja si dhe femija meson te klasifikoje ngjyrat.

 

Ky aktivitet me femije te moshes 2-3 vjec mund te zhvillohet duke vendosur pjeset sipas ngjyres ndersa me femije mbi 3 vjec mund te zhvillohet duke prere ne forma te ndryshme dhe t’i ndaje ato sipas numrave.

Add Your Comment