Ne te vertete, te luash kukafshehtas, apo hapa dollapa, ose hide and seek, eshte nje nga lojerat e preferuara te femijeve, qekur jane te vegjel. Por, si loje, ne vetvete, ka disa benefite:
📌Iu meson konceptin e qendrueshmerise. Pra, duke luajtur kete loje, femija meson se objekti qendron ne nje vend edhe pse ai nuk e sheh, nuk zhduket kur ai resht se shikuari ate.
📌Ndihmon ne zhvillimin e te menduarit logjik. Femija aktivizon qendren e te menduarit logjik, per te arritur te gjeje se ku fshihet objekti apo personi tjeter. Pershembull: ai e kupton se nje person nuk mund te fshihet poshte tapetit sepse eshte i dukshem, por mund te fshihet pas deres.
📌Zhvillon aftesite sociale. Duke kerkuar per objektin ose personin, ata mesojne te zgjidhin konfliktet me personat e tjere ne loje, te presin per rradhen e tyre dhe te respektojne grupin. Keto jane aftesi kyçe qe iu vlejne gjithe jeten.
📌Perfitimi fizik. Nder te tjera, ata kane aftesine qe te levizin, te eksplorojne, eksperimentojne me ambientin ku bejne pjese dhe me mobilitetin e tyre. Ata mund te hipin ne siperfaqe te ndryshme, te rrotullohen, kercejne pengesa, vrapojne. Te gjitha keto, i bejne ata aktive fizikisht dhe menderisht, duke qene se gjate kesaj kohe çlirohet stamina, qe i nxit te mendojne dhe zhvillojne intelektin.
Silvana Gjoni, Msc.Logopediste dhe Terapiste ABA
Nr. 0685769905