Nga Mariglena Muçi, psikologe
Çdokush që është përgjegjës për aktivitetet e fëmijëve e kupton se loja dhe aktivitetet krijuese (vizatimet) janë në qendër të jetës së tyre dhe janë mjete thelbësore për zhvillimin e tyre fizik, mendor, emocional, social dhe kulturor. Nëpërmjet lojës fëmijët mësojnë shumë gjëra që i japin një kuptim ekzistencës së tyre. Për t’iu përgjigjur në mënyrë të përshtatshme nevojave të fëmijës sipas moshës së tyre, është e rëndësishme të njihen kategoritë e ndryshme të lojërave, si dhe llojet e ndryshme të aktivitetve krijuese. Një lojë e preferuar e tyre, që mund të përdoret në mosha të ndryshme, edhe për të vegjlit (foshnjat) është ajo me bubble (flluska sapuni).
Përfitimet e saj janë të shumta.
1. Zhvillon aftësitë vizuale
Flluskat janë një mënyrë e shumë e mirë për të ndihmuar fëmijën ose të vegjëlit tuaj të zhvillojnë aftësitë vizuale. Ne nuk lindim me aftësitë vizuale që na duhen për të mësuar si: aftësitë për të rregulluar, ndjekur, përqendruar, konverguar etj. Këto aftësi zhvillohen me kalimin e kohës. Për shkak se flluskat janë tërheqëse për sytë dhe lëvizje të ngadalta ato janë një mënyrë shumë e mirë për të ndihmuar fëmijët, sindomos foshnjat e vogla, të mësojnë të përdorin sytë dhe të zhvillojnë këto aftësi.
2. Zhvillimin e muskujve dhe ekuilibrit
Për foshnjat e vogla, flluskat janë një aktivitet shumë argëtues. Ndjekja e flluskat bën që fëmijët të kthejnë kokën djathtas -majtas, lart- poshtë, anash etj. Këto lëvizje të kokës së tyre ndikojnë në kontrollin dhe zhvillimin e reflekseve, koordinimit dhe ekuilibrin. Bubbles gjithashtu ndihmon shumë në motivimin e fëmijës për të lëvizur trupin . Fëmijët zvarriten dhe kënaqen duke ndjekur flluskat. Zvarritja për të arritur flluskat nxit zhvillimin e mëtejshëm të tonit të muskujve, vetëdijen e trupit dhe konceptin e hapësirës.
3. Zhvillon aftësitë motorrike
Gjithashtu loja me bubble ndihmon shumë në zhvillimin e aftësive motorrike tek fëmija. Ata ndërsa përpiqen të kapin flluskat me duar ose t’i çajnë ato zhvillojnë aftësitë e muskujve të vegjël të duarve. Po kështu zhvillojnë koordinimin sy- dorë, që është shumë i rëndësishëm për përqëndrimin e tyre. Në të njëjtën kohë mësojnë konceptin e orientimit në hapësirë, vetëdijësimin për trupin dhe konceptet e të kuptuarit si: lart-poshtë, anash, nën, mbi etj.
4. Zhvillon aftësitë verbale
Loja me bubble është shumë interesante dhe në zhvillimin e aftësive verbale. Fryrja e flluskave është një ushtrim shumë i mirë për zhvillim e muskujve të nofullës dhe gojës. Tingujt e hershëm të fjalimit si ‘buh’ në flluskë dhe ‘puh’ ndihmojnë në zhvillimin e të folurit. Gjithashtu flluskat ofrojnë shumë mundësi për të inkurajuar zhvillimin e aftësive gjuhësore, ndërsa flisni për flluska të mëdha, të vogla, të pakta etj. Po kështu edhe mënyrën se si lëvizin (të shpejta, të ngadalta) etj e ndihmojë fëmijën të zhvillojë edhe më shumë komunikimin dhe aftësitë gjuhësore.
5. Zhvillon aftësitë sociale dhe komunikative
Loja me bubble është e mrekullueshme për grupet, qofshin ato midis shoqeve, shokëve apo motrave dhe vëllezërve. Në grupe fëmijët vlerësojnë dallimet midis njëri-tjetrit dhe pranojnë perceptimet e secilit individ. Gjithashtu, kjo mënyrë i ndihmon të mësojnë sesi të ndajnë dhe pranojnë përgjegjësi. Po kështu, i ndihmon të kuptojnë sesi veprimet e tyre ndikojnë tek të tjerët, të ndihmojnë të tjerët dhe kjo i bën edhe më empatikë. E mbi të gjitha të argëtohen!
Prandaj lëreni fëmijët tuaj të luajnë sa më shumë!