Nga Lindita Biraci, psikologe
Komunikimi dhe ndertimi i marredhenies me mesuesen e femijes tend.
Me nisjen e vitit te ri akademik, cerdhes dhe kopshtit, nisin edhe shqetesimet, pikepyetjet e prinderve ne lidhje me prezantimin, ambientimin dhe krijimin e marredhenies se femijes me mesuesen e shoket.
Eshte vertet shume e rendesishme qe prinderit te takojne, njohin mesuesen e femijes se tyre.
Duke qene e pranishme ne takimin e pare me mesuesen dhe ne pranine e prinderve, femija ka siguri, minimizon emocionet, pikepyetjet dhe fiton force emocionale.
Prezantimi dhe krijimi i nje marredhenieje te hapur e pozitive me mesuesen eshte nje hap i rendesishem per mbarevajtjen e femijes tuaj brenda institucionit.
Mbase nje femije i vogel ne fillimet e cerdhes dhe kopshtit nuk do te kete deshire te shkoje, do te refuzoje dhe do te gjeje menyra per ta ndaluar.
Pikerisht ky eshte momenti ku atij i jepet ndihme nepermjet marredhenies prind-mesues per te bere tranzicionin nga nje femije i vogel ne nje femije cerdheje-kopshti. Tashme partneriteti juaj e ben ate te bindet, te motivohet dhe te mesohet ne ambientin dhe zbulimin e nje realiteti te ri sIc eshte frekuentimi i rregullt i cerdhes-kopshtit.
KOMUNIKO ME MESUESEN:
-Degjoje dhe perpiqu ta kuptosh ate
-Degjo cfare ajo ka synim e pritahmeri per grupin dhe vete femijen tend
-Ndihmo dhe angazhohu ne aktivitete ku prindrit mund te marrin pjese
-Pyete mesuesen e femijes tuaj se si ju mund ta ndihmoni femijen
-Mbani hapur kanalet e komunikimit
-Shkembeni kontaktet,nr.e tel,email-et duke mundesuar keshtu komunikimin ne vazhdimesi.