Nga Epirot Ferati, psikolog
Çfarë mund të bëjmë kur ndihemi në faj?
Faji është përshkruar si ndjenjë e vetëdijshme që nxit individin të reflektojë për veten. Faji është ndjesi e pendimit për ndonjë veprim të caktuar, mendim apo bindje. Njerëzit ndjejnë faj për diçka që mund ta kenë bërë gabim, për gjërat që nuk kanë qenë në përgjegjësi por i kanë bërë, për atë çfarë nuk kanë bërë etj.
Hapat që ndihmojnë në menaxhimin e ndjenjës së fajit
- Emërto çfarë të ngarkon me faj. Në momentin që arrin të identifikosh shkakun që të sjell ndjenjat e fajit do të hapet horizonti i veprimit.
- Eksploro shkakun. Është normale të ndjesh faj kur ke bërë diçka për të cilën ndërgjegjja jote nuk është e qetë. Mos e prano fajin që nuk të takon, që nuk je përgjegjës, që është me tendencë për të lënduar. Thuaji JO asaj që nuk është e jotja.
- Refuzo të menduarit “gjithçka ose asgjë”. Të jesh bashkëshort/e (nënë apo vajzë) jo perfekte nuk do të thotë që nuk vlen. Në fakt prania jote përmbush pikturen në çdo rreth familjar dhe shoqëror.
- Qendro para pasqyrës. Mbështete veten tënde dhe ato gjëra që dëshiron t’i thuash personave që të lëndojnë duke ia thënë vetes para një pasqyre.
- Kërko koment prej njerëzve tek të cilët ke besim. A mendojnë edhe ata njëjtë si ti për veprimet e tua?
- Jepi vlerë asaj që është e rëndësishme për ty. Kujto sa gjëra me vlerë ke bërë dhe se sa i/e rëndësishëm je.
- Konsultohu me një profesionist të shëndetit mendor nëse e sheh të nevojshme.