Drita e pajisjeve dixhitale është gjithmonë e dëmshme, por sidomos në mbrëmje, sepse mund të shkaktojë shqetësime të gjumit. Deri në pikën që ekspertët tani flasin për pagjumësinë e fëmijëve të shkaktuar nga smartfonët.
Stimujt elektronikë
Stimujt elektronikë dëmtojnë gjumin. Pyetja që ngrihet është në çfarë nivelesh mund ta shkaktojnë stresin këta stimuj. Sipas studimit të kryer nga Universiteti i Colorado-Bolder, botuar në revistën Pediatrics, nga 454 adoleshentë të analizuar, 60% shkojnë në shtrat me celularët e tyre dhe 45% e përdorin atë si një orë me zile.
Në shtrat shumë vonë
Nga ana tjetër, përqindja e fëmijëve mes moshës 5 dhe 17 vjeç që shkojnë në shtrat më vonë dhe flenë pak është mbi 90%. Në fakt, fëmijët dhe adoleshentët kanë sy delikatë, të cilët janë akoma në zhvillim. Prandaj janë më të ndjeshëm ndaj dritës, e cila rregullon ritmet e gjumit-zgjimit. “Kur drita godet retinën tonë gjatë orëve të mbrëmjes, ajo dërgon një kaskadë sinjalesh në sistemin cirkadian (zgjimi-gjumi) në mënyrë që të mbajë melatoninën larg dhe të vonojë gjumin”, – shpjegon Monique LeBourgeois, autori i studimit.
Tri shkaqe themelore
Sipas autorëve të hulumtimit, ekrani i pajisjeve dixhitale shqetëson gjumin dhe shkakton pagjumësi në veçanti, për tri arsye:
1 përmbajtja të cilës u nënshtrohen fëmijët dhe të rinjtë është shumë stimuluese, veçanërisht në rastin e video lojërave;
2 drita dhe gjatësia e valës që transmetohen nga tabletët dhe telefonat inteligjentë ndikojnë në kohëzgjatjen fiziologjike të gjumit, duke ulur nivelin e melatoninës së trupit;
3 një ekran kaq i vogël i lejon ata të shikojnë video ose media sociale në shtrat, duke i shpëtuar kontrollit prindëror dhe duke vonuar kohën e gjumit.
Për të shmangur problemet, është më mirë të hiqni të gjitha pajisjet elektronike nga dhoma gjumi e fëmijëve dhe të vendosni rregulla për të kufizuar përdorimin e tyre para gjumit. Është gjithashtu thelbësore të jepni një shembull të mirë.