Përkufizimi i 𝗯𝘂𝗿𝗻𝗼𝘂𝘁 (ezaurimi/rraskapite/lodhje e tepërt) është “një gjendje lodhjeje emocionale, fizike dhe mendore e shkaktuar nga stresi i tepërt dhe i zgjatur”.
Kjo më së shumti ndodh në ambiente pune dhe akademike, por ju mund ta përjetoni në çdo fushë të jetës.
Kur provoni këtë ndjesi, duket se nuk mund të përqendroheni as në gjërat më të thjeshta dhe gjithçka duket se zgjat më shumë se zakonisht.
Ju vini në dyshim aftësitë tuaja, duke menduar se nuk jeni të aftë për asgjë.
Mërziteni me të gjithë dhe gjithçka, dhe asgjë duket se nuk ju bën më të lumtur.
Përjetimi i një burnout (ezaurimi) mund të jetë rraskapitës dhe për këtë arsye pse është shumë e rëndësishme të njihni shenjat që më herët, në mënyrë që të bëni diçka për t’u kthyer në normalitet.
Si të kuptojmë nëse po përjetojmë një burnout (ezaurim fizik e mendor)?
•Ndiheni të lodhur mendërisht e fizikisht, nuk keni energji. Pavarësisht sesa gjumë keni fjetur apo sa keni pushuar, sërish ndjeni lodhje.
•Edhe pse jeni shumë të lodhur, keni vështirësi me gjumin. Vuani nga pagjumësia dhe bëni gjumë të parehatshëm me zgjime të shpeshta.
•E keni të vështirë të përqendroheni. Edhe detyrat më të thjeshta ju marrin shumë kohë për t’u përqendruar.
•Lodhja ndikon në sistemin imunutar. Mund të ndjeni dhimbje koke e fyti më shpesh.
•Gjithçka që bëni do ju duket pa vlerë. Do vini në dyshim aftësutë tuaja për gjithçka.
•Acaroheni me gjithçka, edhe e aktivitete tërësisht normale, si për shembull përgatitja për një takim.
•Ankthi do shtohet dhe mendimi “s’do ia dal dot” do jetë shumë i shpeshtë.