Postimi i fotove selfie ndihmon pozitivisht sidomos këta persona

Ne jetojmë në epokën dixhitale dhe jeta e të gjithëve në një mënyrë apo në një tjetër, ndikohen nga rrjetet sociale. Ka nga ata që kufizohen në një postim herë pas here, ka nga ata që jetojnë në rrjetet sociale edhe natën, ata që zgjohen për të kontrolluar nëse kanë një ndjekës apo pëlqim më shumë. Dhe ka nga ata që postojnë një selfie për të gëzuar veten. Me sa duket funksionon veçanërisht me narcizistët! Marrja e kaq shumë pëlqimeve mund t’i ndihmojë njerëzit me këtë personalitet egoist të zvogëlojnë ndjenjën momentale të shqetësimit psikologjik. Kjo u zbulua nga hulumtimi i botuar në “Frontiers in Human Neuroscience”, kryer nga studiues nga Universiteti Alberta, Kanada dhe Universiteti Canterbury, Zelanda e Re.

Personalitete egoiste

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit matën personalitetet e vullnetarëve që morën pjesë, të karakterizuar nga një ndjenjë e fortë narcisizmi, nga mungesa e ndjeshmërisë (domethënë pamundësia për të kuptuar që njerëzit e tjerë gjithashtu kanë dëshira, ndjenja dhe nevoja), një ndjenjë madhështie dhe një nevojë të vazhdueshme për të kërkuar admirim nga të tjerët.

Eksperimenti në Instagram

Pjesëmarrësit e studimit u ndanë në tri grupe dhe provuan dorën e tyre në një lojë video të modifikuar për t’u siguruar që ata nuk e merrnin topin. Një gjendje që, tek ata me një personalitet veçanërisht narcist, shkakton një ndjenjë ankthi. Menjëherë pas lojës, vullnetarëve iu kërkua të postonin një selfie në Instagram dhe studiuesit vunë re se njerëzit më narcizistë kishin një rënie më të madhe të ankthit kur të fotot e tyre morën komente të mira.

Dy fjalë për çrregullimin e narcizizmit

Narcizmi është një çrregullim i sjelljes që është pothuajse gjithmonë i pavetëdijshëm, por gjithmonë destruktiv ndaj të tjerëve.

Add Your Comment