5 arsye pse është i rëndësishëm aktiviteti fizik për fëmijët me aftësi ndryshe

Nga Mariglena Muci, pedagogji e specializuar

 

Aktiviteti fizik është i rëndësishëm për të gjithë fëmijët. Ushtrimet, jo vetëm ndihmojnë në shëndetin dhe mirëqënien e tyre, por gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin shoqëror dhe atë personal. Falë aktivitetit fizik, fëmijët dhe adoleshentët mund të përmirësojnë veten, të rrisin vetëvlerësimin, të përforcojnë marrëdhëniet shoqërore dhe të kapërcejnë kufizimet. Të gjitha këto i ndihmojnë fëmijët të jetojnë një jetë autonome dhe të pavarur, e cila në rastin e fëmijëve me aftësi ndryshe është e më kufizuar.

Disa nga përfitimet kryesore të aktivitetit fizik për fëmijët me aftësi ndryshe janë:

  1. Forcon ekuilibrin mendor dhe fizik

Fëmijët që merren me sporte, janë fëmijë energjikë, aktivë, të lëvizshëm. Sporti i ndihmon ata të prodhojnë adrenalinë dhe të zhvillojnë aftësinë e tyre për vetëkontroll. Në një mënyrë a në një tjetër sporti i ndihmon ta kanalizojnë energjinë, e cila është thelbësore për zhvillimn e tyre të përditshëm. Gjithashtu, sportet i ndihmojnë fëmijët në zhvillimn e tyre të motorrikës fine dhe grose.

  1. Përforcon zhvillimin dhe integrimin shoqëror

Përfshirja në aktivitete fizike i bën fëmijët me aftësi ndryshe më social. Ata njohin shokë dhe shoqe të reja, forcojnë komunikimin, lidhjen, ndërveprimin dhe empatinë mes tyre. Ata vlerësojnë dallimet midis njëri-tjetrit dhe pranojnë perceptimet e secilit individ.  Gjithashtu, mund të praktikohen të punojnë në grupe dhe kjo mënyrë i ndihmon të mësojnë sesi të ndajnë dhe pranojnë përgjegjësi. Po kështu, i ndihmon të kuptojnë sesi veprimet e tyre ndikojnë tek të tjerët, të ndihmojnë të tjerët dhe të integrohen.

  1. Aktivitetet fizike stimulojnë dhe motivojnë

Praktikimi i një aktiviteti fizik forcon motivimin. Kjo ndodh si në mësimin e ushtrimit, ashtu edhe në praktimin e tij. Nga ana tjetër ato zhvillojnë këmbënguljen, forcën, dhe aftësinë për të pasur sukses, të cilat janë pjesët përbërëse të gjithë sporteve. Per fëmijët me aftësi ndryshe, veçanërisht ushtrimi me aktivitet fizik ka një efekt pozitiv në jetën e tyre të përditshme.

  1. Promovon punën në grup

Praktika e aktiviteteve fizike, si individuale, ashtu edhe si pjesë e një ekipi, kërkon ndërveprim aktiv me njerëzit e tjerë. Për fëmijët me aftësi ndryshe, ajo siguron një mënyrë për të mësuar të punojnë sëbashku për të arritur qëllimet e përbashkëta. Gjithashtu, i mëson ata sesi të marrin përgjegjësi dhe t’i ndajnë ato me të tjerët.

  1. Ndikon pozitivisht në jetën e përditshme

Përfitimet e aktivitet fizik për fëmijët me aftësi ndryshe nuk janë të kufizuara vetëm në fushën  e lojës apo sallës sportive. Falë ciklit të të mësuarit të vazhdueshëm përmes stërvitjes, fëmijët janë më të aftë të zhvillojnë aftësinë për të marrë iniciativën dhe për të kapërcyer pengesat dhe frikën e përditshme. Gjithashtu, sportet i ndihmojnë të reduktojnë, stresin, emocionet negative, agresivitetin dhe mërzitjen. Pas sporteve ata do të ndihen gjithmonë, më të relaksuar dhe më të gjallëruar.

Studiuesit theksojnë se ushtrimi i aktiviteteve fizike zhvillon aftësitë fizike dhe kognitive tek fëmijët me aftësi ndryshe, që nuk janë të dobishme vetëm për veten e tyre, por për të gjithë familjen.

Shumë prindër hezitojnë, pasi kanë frikë se fëmijët e tyre mund të dështojnë në kryerjen e ushtrimeve. Por nëse aktivitetet fizike janë të përshtatura sipas aftësisë së tyre, përfitimet do të jenë të mëdha. Prandaj, këshillohuni me specialistin, se cilat ushtrime mund të jenë të përshtatshme për fëmijën tuaj dhe mos hezitoni t’i provoni.

Po kështu specialistët mund tu sugjerojnë edhe pajisjet e duhura si: karriget me rrota manuale, karriget elektrike, biçikleta dore etj, që mund të përdoren sipas nevojës së fëmijës suaj.

E rëndësishme është ta provoni dhe përfitimet do të vërehen, që në ditën e parë.

 

Add Your Comment