A ka një diferencë idale mes motrave dhe vëllezërve? Si për diferencat e mëdha në moshë dhe për ato të vogla, ka gjithmonë argumente pro dhe kundër. Në këtë artikull po përmendim përfitimet e fëmijëve me diferencë të vogël moshe
Do bëhen shokë të ngushtë
Ata i mësojnë gjërat pothuajse njëkohësisht. Gjithmonë kanë dikë me të cilin mund të luajnë.
Kanë të njëjtat rutina
Duke filluar nga zgjimi në të njëjtën kohë në mëngjes, hanë bashkë, lahen bashkë.
Ndajnë interesa të ngjashme
Ata zakonisht duan të njëjtat shfaqje televizive, lodra, libra etj.
Jeni më spontane se më parë
Kur ke dy fëmijë të vegjël, shumë vendime merren në çast pa u menduar shumë gjatë.
Nënat kërkojnë ndihmë më lehtë
Në fillim mund të doni të bëni gjithçka vetë, por kur keni dy fëmijë do e kuptoni që keni nevojë për ndihmë dhe do të jetë më e lehtë ta pranoni.
Dashuria dyfishohet!