Nje nga prioritet me te medha i te qenit prind eshte plotesimi inevojave te ndryshme te femijes, nese ata jane te uritur – ti ushqejme ata, nese ata vriten – ti mjekojme ata, nese kane ftohte – ti veshim ata, nese jane semur ti cojme te mjeku etj. Dhe te gjitha keto nevoja te femijes prindi perpiqet ti plotesojë meurgjence, por shtrohet pyetja pse nuk reagojne prinderit me te njejten shpejtesi ndaj problemeve te shendetit mendor?
Shifrat e fundit tregojne se numri i problemeve te shendetit mendor eshte ne rritje te femijet ne moshen 3-17 vjec. Keshtu 1 ne 5 femije ne nje pike gjate femijerise apo adoleshentes perjetojne simptoma serioze te problemeve te shendetit mendor. Per fat te keq me pak se 20% arrijne te marrin ndihmen e specializuar te nevojitur.
Kur femijet nuk mesojne menyra te shendetshme per te shprehur “emocionet e medha” si inati, merzia, shqetesimi, frika apo dhe egzaltimi ata mund te zhvillojne sjellje negative shkaterruese qe kane nje impact te rende ne jetet e tyre. Dhe shpesh femijet gjendur te papergatitur ndaj ketyre sfidave shpesh gjejne zgjidhje te alkooli, droga, vetedemtimet apo dhe suicide. Eshte e rendsishme per prinderit, mesuesit dhe individet qe punojne me femijet te njohin shenjat e crregullimeve te shendetit mendor ne menyre qe nderhyrja te jepet ne kohe.
Ndoshta po te kuptojme menyren sesi gjithsecili nga ne e shehshendetin mendor do te kuptojme dhe veshtiresite qe lidhen me te dhe te lehtesojme kerkimin e ndihmes per veten dhe femijet.
E verteta eshte qe ne te gjithe perjetojme ne momente te caktuara te jetes shkalle te ndryshme te depresionit, ankthit, frikes per te vazhduar perpara, ndjenja pavlefshmerie, fajesie, te qenit bosh pa emocione etj. Por frika e gjykimit, turperimit per keto ndjenja na ben te fshehim keto simptoma e mos te kerkojme ndihme. E pra ne mendojme se jetojme ne nje shoqeri te hapur, pa barriera, pa paragjykime, por nga ana tjeter stigmatizojme veten te paren sa here qe duhet te kerkojme ndihme. Te kerkosh ndihme sdo te thote te jesh i dobet, por te kujdesesh per veten, mireqenien tende, te femijeve dhe te familjes. Mendimi qe na rreh si cekan eshte shume I thjeshte “nuk jam UNE per psikiater e psikolog”, nje shprehje e ngulitur ne mendesine tone qe na mban rob duke penguar shpesh dhe vet te jetuarin e jetes. Jeta nuk eshte bosh, jeta ka dallge, ka ngjyra, stuhi, diell e shi sepse jeta ka emocione dhe emocionet dhe ndjenjat jane ato qe na bejne qenie superiore ne kete bote. Mos ihiqni emocionet jetes suaj vetem prej nje emri, MOS STIGMATIZO VETEN.