Si të bashkëpunoj me një kolegun tim me aftësi ndryshe?6 orientime për punonjësit

Nga Mariglena Muci, pedagogji e specializuar 

Puna është një proces i rëndësishëm në jetën e njeriut. Po aqtë rëndësishme janë edhe marrëdhëniet dhe bashkëpunimi, qëvendosim me kolegët tanë. Sindomos kur punojmë me persona me aftësi ndryshe, të cilët duan një kujdes të veçantë. Ndonjëherë mosnjohja ose mospasja e njohurive të duhuramund të bëhet shkak, për një bashkëpunim, jo fort të rregulltmes kolegëve. Prandaj më poshtë, po listoj disa mënyra sesimund të përfshini profesionalisht dhe miqësisht kolegët tuajme aftësi ndryshe, në vendin e punës:

1. Mësoni metodën e tyre të preferuar të komunikimit


Komunikimi
qëndron në thelb të një bashkëpunimi. Prandajështë e rëndësishme, të zbulosh se cila është metoda më elehtë për të komunikuar me kolegun. Në rastin e personaveme çrregullime të spektrit të autizmit mund të preferojnë mëtepër emailet sesa telefonata apo takimet ballë për ballë. Sigurisht, që kjo do të shoqërohet me kohën e duhur, që ata tëmarrin në konsideratë mesazhin dhe të formulojnë njëpërgjigje. Ndërsa të tjerë mund të përgjigjen më mirë me komunikimin joverbal, duke parë gjuhën e trupit ose shprehjete fytyrës për të kuptuar më shumë kontekstin.

Një ndihmesë të madhe, për të forcuar komunikimin ua jepedhe teknologjia. Nëse bashkëpunoni me një koleg të verbër, ai mund të lexojë mjaft mirë postën elektronike nëpërmjetshkrimit Brail. Po kështu edhe rastin e një kolegu, i cili kaprobleme me dëgjimin, ju mund të komunikoni lehtësishitnëse ai ka një aparat dëgjimi ose u lexon shprehjet e fytyrës. Ajo që ju duhet të keni parasysh është të jenë gjithmonë tëqetë, miqësorë dhe të durueshëm me kolegët tuaj!

2. Përfshijini ata në takime

Vetë bashkëpunimi nënkupton pjesëmarrjen e të gjithëve. Prandaj kur planifikoni një takim, sigurohuni, që ti përfshinitë gjithë. Ajo që ju duhet të keni kujdes, është që tëakomodoni të gjithë. Kështu. salla duhet të jetë në katin e parëose të ketë një ashensor, i cili u mundëson lëvizjen të gjithëpersonave (edhe personat me karrocë). Nëse transmentonipamje ose materiale në video shoqërojini me titra (edhe nëBrail), në mënyrë që të jenë më të lehta për tu kuptuar nësekolegët tuaj kanë problem me dëgjimin ose shikim. Gjithashtu. mund të përdorni një transcript për personat, qëkanë probleme me kuptimin e informacionit në mënyrëauditive. Përdorni shkronja të mëdha të cilat të jenë lehtësishttë dallueshme. Gjithashtu, gjatë zhvillimit të takimit, pyetinipjesëmarrësit nëse kanë nevojë për sqarim edhe jepuni kohëne mjaftueshme për të përpunuar informacionin dhe për tëformuluar pyetjet. Pyetini herë pas herë dhe mos bëniasnjëherë supozime!

3. Jini miqësorë

Secili prej nesh ka preferenca dhe pëlqime të ndryshme. E kurbashkëpunoni me kolegë shpeshherë këto i ndani me njëri-tjetrin. Në këto biseda është e rëndësishme të përfshini edhekolegët tuaj me aftësi ndryshe. Ju mund të diskutoni gjatëpushimit për interesa jashtë punës si: filmat, sportin, emisionin e preferuar, hobin etj. Në këtë mënyrë ju ndërtonikomunikim me njëri-tjetrin, por njihni më mirë dhe njëri-tjetrin. Kështu edhe ata do të ndihen më të përfshire dhemiqësore me kolegët.

4. Kërkoni kontributin e tyre
Bashkëpunimi kërkon kontributin e të gjithëve. Kështu, ështëe rëndësishme të lini kohë të mjaftueshme për të kërkuarkontributin e të gjithëve, pastaj dëgjoni me kujdes përgjigjet. Pranoni të dhëna nga një sërë metodash komunikimi. Nëse kërkoni zgjidhje për një diskutim, hapeni atë dhe mund tëprisni përgjigje edhe me email. Gjithashtu, mund tu jepnikohë të mjaftueshme kolegëve për tu përgjigjur edheverbalisht. Jepuni mundësinë të flasin ose të shprehin të gjithëmendimin e tyre. Nëse vini re se dikush stepet, pyeteni pse. Ndoshta ai nuk iu ka kuptuar ose e ka të vështirë të përgjigjetnë n format të dhënë. Kështu, ju duhet ti shpjegoni edhenjiherë, në mënyrë që, zëri i të gjithëve të dëgjohet.

Mos trajtoni asnjë person si të paaftë, secili prej nesh ështëunik në llojin e tij. Është i ndryshëm dhe ka nivele tëndryshme të të kuptuarit. Nëse vini re se diçka nuk shkon, atëherë mund të flisni privatisht me atë person ose të kërkonindihmën e specialistëve. Të gjithë mund të japin kontributin e tyre. Një studim i Harvardit tregon se 75 % e personave me aftësi ndryshe mund kenë një ide me vlerë për kompaninë.

5. Jini fleksibël

Pavarësisht se jeni menaxher apo një punonjës i thjeshtë, jinitë gatshëm të bashkëpunoni me të gjithë, e në të gjithakontekstet. Teknologjia na i ofron këtë më së miri, ju thjeshtduhet të jeni fleksibël. Një person me aftësi ndryshe mund tëpunojë nga shtëpia, për të qënë më i qetë ose për të pasur edhekujdesin e familjarëve ose kujdestarëve. Ju mund ti vini nëndihmë njëri-tjetrit për të gjitha problematikat ose paqartësitë. Prandaj, ajo që ju duhet të keni është dëshira për të punuar siekip dhe për tu përshtatur në çdo situatë.

6. Ndiqni trajnime mbi punën grup dhe marrëdhëniet me kolegët

Sot zhvillohen plot trajnime dhe kurse veçanta, kanë qendër punën grup dhe marrëdhëniet me kolegët. Është njëgjë shumë e mirë, ju t’i ndiqni ato dhe shkëmbenieksperienca me njëri-tjetrin. Kështu, ju do fitoni njohuritëdhe aftësitë e duhura për punuar me njerës ndryshëm dhe kanë aftësi ndryshme.

Këto janë disa mënyra. ju sugjerojnë sesi të bashkëpunonime kolegët tuaj me aftësi ndryshe, por ju jeni absolutisht lirë zgjidhni dhe t’i ndryshoni ato varësi situatës.

E rëndësishme ëshët keni dëshirën për punuar grupdhe për qënënjë”, pa asnjë lloj dallimi apo paragjykimi.

Add Your Comment