Ndërsa detyra e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve disiplinore mund të duket e frikshme, këto 8 strategji do t’ju vënë ju dhe bashkëshortin tuaj në rrugën e suksesit. Me këto udhëzime, me kohë dhe përpjekje, nuk do të kalojë shumë kohë përpara se debati i madh i disiplinës të mbetet në të kaluarën.
Hapi i parë: Gjeni të përbashkëta mes jush
Filloni duke konstatuar ato aspekte të prindërimit dhe disiplinës për të cilat mendoni njësoj. Është më e lehtë të përqendroheni tek pjesët ku bini dakrod, sesa tek kundërshtitë.
Hapi i dytë: Gjeni arsyet themelore pse nuk jeni dakord për mënyrën e disiplinimit
Ndikimi më i madh që marrim për mënyrën si prindërojmë, është vetë mënyra si na kanë rritur prindërit tanë. Edhe nëse nuk jemi dakord me mënyrën si ata na kanë rritur dhe edukuar, në shumë momente sjellja jonë do të reflektojë sjelljen e tyre kundrejt nesh. Prandaj, një analizë më e thellë, do t’ju bëjë të kuptoni më shumë.
Hapi i tretë: Filloni me hapa të vegjël
Bini dakord për ato gjëra që janë të panegociueshme, si për shembull çështjet e sigurisë, shëndetit. Vendosni rregulla të prera, që duhet të jenë të qarta për të gjithë familjen.
Hapi i katërt: Mendoni për periudha afatgjata
Mos i mendoni gjërat sot për sot. Kini parasysh kur fëmijët të paraqiten në ditën e parë të punës, kur të bëhen prindër. Kini parasysh çfarë vlerash do të donit të kishin ata kur të jenë të rritur? Çfarë doni t’u mësoni atyre në thelb?
Hapi i katërt: Mos i shfaqni mosdakordësitë në prani të fëmijëve
Nuk është problem që të mos jeni dakord për shumë gjëra, por çelësi është të mos ia transmetoni fëmijës këtë dhe të mos kundërshtoni njëri-tjetrin në prezencë të tyre.
Hapi i gjashtë: Mos luani rolet “polici i mirë”, “polici i keq”
Nëse partneri/partnerja ka thënë jo, mos u bëni ju ata që thoni po. Kështu e ngatërroni keq fëmijën dhe e bëni të kuptojë se në mos njëri, prindi tjetër do ia plotësojë ato që do.
Hapi i shtatë: Angazhohuni për komunikim të qëndrueshëm
Gjeni kohë të paktën njëherë në javë, pasi fëmijët flenë për të diskutuar ecurinë tuaj. Evidentoni çështjet me të cilat përballeni më shpesh dhe mundohuni të gjeni metoda që funksionojnë më mirë për të gjithë. Mos harroni se qëllimi nuk është të fitoni betejën, por të ndihmoni fëmijët të bëjnë zgjedhjet e duhura në jetë.
Hapi i tetë: Kërkoni ndihmë
Nëse pas gjithë përpjekjeve ju nuk keni sukses, mund të këkroni ndihmë nga një terapist familjar.