Shkencëtarët e sjelljes konsiderojnë ndëshkim negativ privimin e fëmijës nga diçka që e do, si mënyrë disiplinimi për një sjellje të pahijshme ose të gabuar të fëmijës.
Ndëshkimet negative që prindërit duhet të shmangin
Kufizimi i një privilegji kërkon që fëmijët të mos e përdorin atë përmes mjeteve të tjera, përndryshe, pasoja fillestare do të humbasë kuptimin e saj dhe të gjithë anëtarët e familjes duhet të jenë në të njëjtin qëndrim.
Pasoja duhet të lidhet edhe me sjelljen. Për shembull nëse nuk dëshironi që fëmija ta teprojë me kohën e kaluar para ekranit, është më e këshillueshme që ta privoni nga pajisjet dixhitale, sesa nga diçka tjetër që ai e dëshiron.
Ekspertët paralajmërojnë se rreziku është që vendosja e një pasojë të tillë mund të bëjë që fëmija juaj të ushqejë ndjenja të ashpra ndaj jush.
Kur përcaktoni një pasojë të përshtatshme, sfida e parë është t’i qaseni vendimit nga një kënd i qëndrueshëm dhe racional. “Pasoja duhet të jetë realiste, logjike dhe e përcaktuar në një periudhë specifike që përputhet me peshën e sjelljes negative që po përpiqeni të korrigjoni”.
Të ndalosh adoleshentin tënd për një muaj herën e parë që thyen orarin e kthimit është e tepërt, fëmijës do t’i duket shumë ndëshkues dhe kundërshtues ndaj tij dhe nuk e ndihmon të mësojë nga gabimet.
Gjithmonë, është më mirë t’i jepni vetes kohë dhe hapësirë për të marrë një vendim të mençur sesa të lejoni impulsivitetin të udhëheqë disiplinën tuaj.