Tashmë është e konfurmuar edhe nga studiuesit, sepse të dhënat tregojnë se kalimi i një pjese të kohës në mes të natyrës jep një jetë më të gjatë dhe më të lumtur, në krahasim me ata që nuk e bëjnë këtë. Shkëputja nga rutina e ambienteve urbane dhe “zhytja” në mjedise të gjelbra ka një sërë përfitimesh fizike, emocionale e psikologjike.
Largon stresin: sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të jetuarit sa më afër zonave të hapura dhe natyrës përmirëson shëndetin tonë dhe zbut efektet e ndotjes, ndryshimet klimatike dhe shkatërrimin e biodiversitetit, por jo vetëm. Instituti për Politikat Evropiane të Mjedisit theksoi gjithashtu se si shëndeti dhe mirëqenia e njerëzve janë të lidhura ngushtë me gjendjen e mjedisit: gjetja e kontaktit me natyrën redukton nivelet e stresit dhe rrjedhimisht nivelet e kortizolit, duke dhënë efekte pozitive në mirëqenien fizike dhe mendore, si p.sh. aftësia për t’u përqendruar dhe përmirësuar humorin.
Gjetja e ekuilibrit: zhytja në natyrë, qoftë edhe për një kohë të shkurtër është thelbësore. Përveç përmirësimit të gjendjes sonë psiko-fizike, ajo ka edhe pasoja të rëndësishme në aftësinë tonë njohëse dhe në zhvillimin e shqisave.
Përmirëson humorin: ushtrimet fizike të bëra në ajër të hapur janë shumë efektive për të luftuar depresionin dhe gjendjet e ankthit. Për të shumëfishuar efektin e dobishëm të një shëtitjeje në ajër të hapur, këshilla është të zgjidhni një shteg afër ujit, nëse është e mundur: ecja përgjatë lumenjve, përrenjve apo edhe liqeneve është një kurë e jashtëzakonshme për ankthin.
Përmirëson aftësisë për t’u përqendruar: Të qenit jashtë dhe të bëni një shëtitje të këndshme ndihmon për të rifituar aftësinë për t’u përqendruar. Larg zhurmës, dritave, konfuzionit dhe pa ritmin e furishëm të qytetit, mundësia e meditimit dhe përqendrimit rritet shumë. Një mënyrë e shkëlqyer për të gjetur zgjidhjen e shumë problemeve të vogla dhe të mëdha të jetës së përditshme që shpesh na ndjekin.
Gjumië cilësor: Në fakt, trupi ynë është mësuar të rregullohet duke ndjekur ritmet e natyrës: kontakti me mjedise të pandotura dhe relaksuese, larg rutinës së qytetit, ndihmon në rregullimin e funksioneve hormonale dhe ritmet cirkadiane, të cilat përcaktojnë ciklet e gjumit dhe të zgjimit.