Pandemitë shkatojnë frikëra të rrënjosura thellë dhe modifikojnë sjelljet njerëzore. Gjatë pandemive gjendja emocionale e individit ka ndikim mbi reagimet dhe sjelljet tona ndaj rezikut të perceptuar. Sa më e madhe të jetë kjo frikë e perceptuar aq më shumë ankth, zemërim, panik shfaqen tek ne. Njeriu është qënie e lidhur fort me sigurinë dhe sapo ndjen që humbasim kontrollin…
Belbëzimi është një çrregullim i të folurit që karakterizohet nga përsëritja e tingujve, rrokjeve ose fjalëve; zgjatja e tingujve, në të cilën rrjedhshmëria e të folurit është bllokuar ose ndërprerë në mënyrë të pavullnetshme. Problemi i personave që belbëzojnë është në thënien e fjalëve. Belbëzimi prek njerëzit e të gjithë moshave, por ndodh më shpesh tek fëmijët midis moshës 2-6…
Në këto ditë ku qëndrojmë të izoluar në shtëpitë tona, duket që përpos ngarkesës emocionale, prindërit pyesin dhe ngrenë shqetësimin e tyre lidhur me crregullimin e procesit të të ngrënit tek femijët. “Djali im vetëm tek patatinat dhe biskotat e ëmbla e ka mendjen’- shkruan një mami. “Sapo kishim nisur të aftësonim vetushqyerjen me vajzën, tani duket sikur do tja…
Prindërit kanë një rol të rëndësishëm në përgatitjen e fëmijës në përballimin e situatave të reja apo ngjarjeve. Ata janë një burim i rëndësishëm që sigurojnë mbështetje emocionale. Fëmijët janë të ndryshëm në aftësinë e tyre për të përballuar ngjarjet e fundit si pasojë e epidemisë së koronavirusit (Covid-19). Mënyra e reagimit të fëmijëve ndaj kësaj ngjarje lidhet me nivelin…
Të punosh dhe të mësosh nga fëmijët! Të jesh me fëmijët është gjëja më e bukur në jetë. Ata duhen dashur pasi përndryshe kam frikë se do të mërziteni shpejt, do ezauroheni… Nëse je i mbushur me dashuri ndaj tyre atëherë kjo është arritje. Ne i mësojmë fëmijët por më së shumti mësojmë prej tyre sepse ata kanë ende atë…
Kohët e fundit po përballemi me një virus, si shkak i të cilit jemi të izoluar në shtëpi. Secili nga ne e përjeton në një mënyrë ose një tjetër, por ata, të cilët kanë më shumë vështirësi të kufizohen brenda kater mureve, jane padyshim fëmijët me autizëm. Duke pasur parasysh se ata janë në një mungesë të marrjes së terapive,…
Ditët e fundit ne kemi qenë të gjithë dëshmitarë të një ndryshimi rrënjësor të perspektivës që papritmas dhe papritur përfshiu të gjithë në të njëjtën kohë. Ditët e fundit kemi parë paraqitjen e pashmangshme të Coronavirus në cdo cep te shoqërisë, duke lënë të shfaqen shumë sfida në përballjen me ndryshimet e vështira në zakonet e përditshme, por edhe në shumë…
Për të gjithë ne është e vështirë përballja me situatën e pandemisë, ku nga ritmet e shpejta që kishim krijuar dhe mësuar, tani duhet të përballemi me të qëndruarin në shtëpi dhe brënda një hapësire të caktuar. Për cilindo, përjetimet gjatë kësaj faze janë individuale dhe shumë personale.
E përditshmja e kujtdo është lëkundur praktikisht dhe emocionalisht nga prishja e rutinës. Në këtë shkrim do të përpiqemi të japim disa orientime sesi të riorganizojmë ditën e fëmijëve dhe të strukturojmë kohën me ta me oraret e reja. Nuk shkojnë më në kopësht e në shkollë, koha dhe dita e tyre ka marrë një kuptim të ri. Duke qenë…
Kahlil Gibran Fëmijët Fëmijët e tu nuk janë fëmijët e tu. Janë bijtë dhe bijat e vetë jetës. Ti i sjell në jetë por nuk janë krijimi yt. Janë pranë teje, por nuk të përkasin ty. Mund t’u japësh atyre të gjithë dashurinë tënde, por jo idetë e tua. Sepse ata kanë idetë e veta, Ti mund t’u japësh strehë…