Fëmijët që ndihen të përkrahur kanë më pak gjasa të preken nga depresioni kur rriten

Mbështetja dhe dëgjimi i fëmijëve, shfaqja e interesit për jetën e tyre të përditshme dhe ndihma e tyre në kohë të vështira mund t’i ndihmojë ata të kenë një zhvillim të shëndetshëm psiko-emocional. Sipas një studimi të botuar në “Jama Pediatrics”, fëmijët që ndihen të mbështetur dhe të dëgjuar nga familja dhe shkolla do të kenë më pak gjasa të hasin në depresion dhe probleme të tjera psikologjike në moshën e rritur.

Disa studime shkencore kanë lidhur përvojat thellësisht negative të jetuara gjatë fëmijërisë (të tilla si abuzimi, braktisja, dhuna dhe mungesa e prindërve) dhe efektet negative të qëndrueshme në shëndetin fizik dhe mendor. Më pak i qartë, megjithatë, ishte ndikimi i përvojave pozitive të fëmijërisë në mënyrën e përballimit të jetës dhe në zhvillimin psiko-emocional të të vegjëlve. Në përpjekje për të kuptuar më shumë, studiuesit nga Shkolla e Shëndetit Publik Bloomberg në Universitetin Johns Hopkins në Baltimore anketuan më shumë se 6,000 të rritur, duke u kërkuar atyre të kujtojnë se sa shpesh gjatë fëmijërisë ata kishin folur për ndjenjat e tyre me familjen e ose ishin dëgjuar nga të afërmit. Ose miqtë në kohë të vështira dhe sa të mbështetur ndiheshin.

Përvojat pozitive kanë rëndësi

Në fund të sondazhit u zbulua se shanset për të zhvilluar depresion ose probleme të tjera të shëndetit mendor si të rritur ishin 72% dhe 50% më të ulëta, respektivisht, për ata që gjatë periudhave të vështira të përjetuara si fëmijë ishin ndjerë të mbështetur 6-7 herë ose 3-5 herë, në krahasim me njerëzit që kishin marrë mbështetje për situata të ngjashme vetëm një ose dy herë, ose kurrë. Pasi kaluan të dhënat me ato të përvojave negative të jetuara në fëmijëri, studiuesit e udhëhequr nga Christina Bethell zbuluan se “në një moshë të re, edhe në praninë e njëkohshme të përvojave të pafavorshme, përvojat pozitive të jetuara mund të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të problemeve të marrëdhënieve dhe si i rritur, përfshirë depresionin”

Në vend që të përpiqeni të parandaloni fëmijët të përjetojnë përvoja negative, sipas studiuesve është e rëndësishme të mësoni t’i mbështesni ata në jetën e përditshme, në momente të vështira dhe në rrugën e rritjes: në këtë mënyrë ata mësohen të përballojnë në mënyrë të pavarur ngjarjet e pafavorshme.

Add Your Comment