KESHILLA PER FEMIJE TE GEZUAR
1.Luaj me femijen
Te iniciosh,nxisesh dhe te luash me femijen eshte vertet moment i arte plot vlere per te.
2.Motivo me fjale
Fjalet e embla, inkurajuese jane krahe endrash dhe shkalle arritjesh.
Ata fokusohen dhe ecin me to.
3.Provo gjera te reja
Te jesh me femijen ne eksperiencat e reja e ben ate te perfitoje aftesi te reja,pjekuri e mposhtje te frikes.
4.Lumturohu me te/si ai
Lejoje veten te lumturohesh nga arritjet e femijes.
Luaj,qesh,gezohu,kerce,klith me te
5.Jepi pergjegjesi individuale
Trego besimndaj femijes kur ai ndermerr nje detyre,angazhim personal
6.Kerko mendimin e tij/saj
Trajtoje te rendesishem,merr ne konsiderate ate cfare femija thote
7.Tregohuni te sinqerte
Kur flisni,tregoni apo shpjegoni dicka femija e kupton sinqeritetin tuaj.
Kjo e ben ate besim plote e jo dyshues
- Jini te shoqerueshem dhe komunikues
Nxitini femijet te jene te hapur,keshtu ata do te arrijne potencialin e tyre.
DISIPLINA E BAZUAR NE FRIKE
Fjala disipline vjen nga latinoshtja Diciplina{te mesosh dike,te udhezosh,instruktosh ate}
Te disiplinosh do te thote te mesosh dhe shpjegosh,pra fokusohet ne te mesuarit e nje sjelljeje te deshiruar.
Dilemat gjate prinderimit jane te vazhdueshme…
Shpesh prinderit mendojne se te rrisesh e mesosh nje femije me disipline te rrepte, eshte ajo e duhura.
Disiplina e bazuar ne frike perqendron prindrin dhe femijen ne ate qe nuk u be apo te ajo qe u be gabim.
Kjo nxit te femijet stres psiko-fizik i cili pengon aftesite e tij per te mesuar prej te rriturit dhe zakonisht nxit ato sjellje te cilat priren te asgjesohen.
Frika eshte e fshehte dhe manipulative dhe si e tille i meson femijeve te ndihen “se nuk jane mjaftueshem te mire”
Kjo ndjenje pafuqishmerie ne menyre te pashmangshme demton te menduarit,sjelljen e per pasoje marrdhenien e femijeve me te rriturit. E kur kjo mardhenie demtohet atehere disiplina nuk ka funksion..