Komunikim: cilat duhet të jenë shprehjet më të përdorura të të voglit tuaj rreth moshës 2-3 vjeçare?

Nga Ertiola Lugji, logopede

Në këtë artikull do të flasim për shprehjet dhe frazat e para, që thonë fëmijët në përgjithësi. Vlen të themi se nuk ka vend për shqetësim nëse fëmija juaj ka në leksikun e tij të tjera shprehje, më të pakta në numër apo më të thjeshta në formulim. Rëndësi ka që ato të përdoren sipas kontekstit të komunikimit dhe vazhdimisht të shtohen fraza të reja. Momenti kur ju duhet t’i drejtoheni specialistit është atëherë kur i vogli juaj nuk po përparon në të folur ose kur fillon të bëjë regres (fillon të harrojë ose të mos përdorë shprehje, të cilat ka thënë më përpara).

Më poshtë do të gjeni frazat tipike të një fëmije rreth moshës 2 deri në 3 vjeç. Fjalori i një fëmije të kësaj moshe duhet të përmbajë më shumë shprehje sesa ato të paraqitura në këtë artikull, por këtu kemi përmendur ato që kanë frekuencën më të lartë të përdorimit, si dhe janë minimumi i kërkuar për të arritur të komunikojmë me vogëlushët. Le t’u hedhim një sy:

1. Dal jashtë
2. Hyj brenda
3. Ik atje
4. Hajde këtu
5. Ma jep
6. Merre këtë
7. Më ndihmo
8. Ulem
9. Çohem
10. Stop!
11. Shoku im
12. Mbaroi…
13. Filloi…
14. Bëje ti
15. E bëj unë
16. Luaj me mua
17. Dua prapë
18. Nuk dua
19. Luaj me lodrat
20. Lexoj librin
21. Unë mendoj
22. Merr pak
23. Ma trego
24. Po pastaj?
25. Dua të fle
26. Më dhemb…
27. Më pëlqen…
28. E bëj unë
29. Si ai / ajo / ky / kjo
30. E imja / e jotja
31. Ka ngjyrë…
32. Ma thuaj
33. Ndize
34. Fike
35. Atje                                                                               36. Këtu
37. Unë nuk…
38. Unë mund….                                                                     39. Unë jam                                                                           40. Unë kam

Add Your Comment