Çfarë janë Sindroma e bukuroshes së fjetur dhe e Lizës në botën e çudirave?

SINDROMA E BUKUROSHES SE FJETUR

Sindroma e Bukuroshes se Fjetur, ose Sindroma Kleine-Levis eshte nje crregullim neurologjik i cili karakterizohet nga hipersomni (gjume i tepert) dhe nga crregullime humori.

Shoqerohet gjithashtu nga luhatje te oreksit dhe perjetim i shtuar dhe i ekzagjeruar i deshires seksuale (kryesisht tek pacientet djem e burra). Ne pjesen me te madhe te rasteve, pacientet flene 15-20 ore ne dite, per rreth nje jave rresht. Perafersisht, u ndodhin 20 episode te tilla ne vit.

Eshte nje crregullim i rralle, me nje shperndarje 1 ne 1 million. Eshte gjenetik dhe shkaqet lidhen me disfunksione te ritmit cirkadian dhe te hipotalamusit.

SINDROMA E LIZES NE BOTEN E CUDIRAVE (Alice in Wonderland Syndrome- AiWS)

Eshte demtimi i gjendjes neurologjike te orientimit, qe prek perceptimin. Njerezit qe vuajne nga kjo gjendje perjetojne shtremberim vizual te perceptimit te permasave; i shikojne objektet me te medha ose me te vogla se sa jane ne te vertete.

AiWS eshte e lidhur me migrenen, tumoret e trurit dhe me drogat psikoaktive.
Fillimi i crregullimit eshte rreth moshes 6-vjecare, por mund te nise dhe me vone.

Halucinacionet mund te ndodhin disa here gjate dites. Njerezit qe vuajne nga kjo gjendje tremben, alarmohen, ndjejne ankth dhe panik. Megjithate, simptomat e kesaj sindrome nuk demtojne asnje aspekt tjeter dhe kane prirjen te zhduken me kalimin e kohes.

Shkrimtari Lewis Carroll qe ka shkruar novelen “Liza ne Boten e cudirave” (1865), ka vuajtur vete nga migrena dhe mendohet se eshte frymezuar pikerisht nga pervoja e tij.

Add Your Comment