Qendra e kurseve dhe gjuhëve të huaja “Columbia”; zgjedhja më e mirë për kurse dhe mbështetje për fëmijët pas shkolle

Columbia është një qendër profesionale mësimëdhënie për kurse, mësimet pas shkollore dhe gjuhët e huaja për nxënës, studentë dhe të gjithë grupmoshat që kanë dëshirë të zhvillojnë dijet e tyre. E vendosur në zemër të Tiranës, tek ish-blloku, profesionistët tanë ofrojnë mësimëdhënie me përkushtim të lartë për këdo që na beson. Ajo që ne kemi gjithmonë në fokus është cilësia e lartë e mësimdhënies kundrejt çmimeve më të arsyeshme të tregut. Pranë ambienteve tona ne kemi mirëpritur nxënës, studente dhe cdo grupmoshë tjetër prej më shumë se 20 vitesh, duke ofruar eksperiencën dhe profesionalizmin tonë në cdo hap drejt dijes dhe nevojave të klientëve tanë.

 

Shërbimet tona, të listuara dhe si më poshtë, ofrohen me metodikat më bashkëkohore sipas orareve dhe kërkesave tuaja:

  • Kurse përgatitore për provimet e gjuhës angleze për provimet e maturës shtetërore
  • Kurse të gjuhëve të huaja si anglisht, gjermanisht, greqisht, frëngjisht, italisht etj të kombinuara këto me trajnim për intervista në ambasadë si dhe me mundësi punësimi
  • Asistencë në kryerjen e mësimeve pas shkollore për nxënës të shkollave fillore dhe 8-vjecare

 

Ne besojmë se edukimi është arma më e fuqishme me të cilën mund të ndryshosh botën, prandaj ne i dedikohemi në cdo hap me përkushtim dhe profesionalizëm.

 

ADRESA:

Rruga Pjeter Bogdani ish Blloku Tirana, Albania

KONTAKT:

 columbia_al@hotmail.com

 069 228 4838

Add Your Comment