Pse fëmijët shfaqin agresivitet dhe si mund të ndihmohen të përballojnë emocionet e tyre? Nga Sidorela Karaj, psikologe

Agresioni përfshin një tërësi përvojash të brendshme psikologjike në të cilat fëmija i transferon së jashtmi në sjellje të dhunshme. Duke qenë se fëmijët kanë mungesë në të shprehur, apo fjalor të kufizuar kjo gjendje shkakton agresion, duke forcuar sjelljen negative. Agresioni është një mënyrë e të shprehurit, ku fëmijët e përdorin  për shkak se ata nuk kanë aftësi të shprehin shqetësimin që mund të ndjejnë ne ndonjë mënyrë tjetër. Deri kur fëmija të zhvillojë aftësitë e të folurit, ka shumë mundësi që ai të zhvendosë përvojat e brendshme me mënyrat e agresionit që mund të jenë të qarat, duke goditur apo kafshuar.

Tek fëmijët shenjat e agresionit ndryshojnë nga një fëmijë tek tjetri. Disa nga faktorët ndikues mund të jenë:

  • Vështirësia për të përballuar një situatë
  • Vështirësia për të zgjidhur një problem
  • Temperamenti
  • Përvojat e jetës

Disa nga shenjat e sjelljes agresive përfshijnë:

Agresioni është një pjesë normale e zhvillimit të një fëmije pasi shumë fëmijë godasin, bërtasin, rrëmbejnë lodrat e moshatarëve të tyre, por është  e rëndësishme të kuptohet kur sjellja e fëmijës ka kaluar atë që konsiderohet normale për nivelin e tij të zhvillimit. Disa nga shenjat përfshijnë:

  • Vështirësi për të shprehur emocionet
  • Impulsivitet
  • Nervozizëm
  • Aftësi të dobëta komunikimi
  • Vështirësi për të kontrolluar emocionet e tij
  • Ankth
  • Sjellje kundërshtuese, e pabindur

Shumë fëmijë mund të shfaqin shenjat e mësipërme gjatë zhvillimit të tyre, por nëse tek fëmija këto sjellje ndikojnë në funksionimin e tyre të përditshëm duhet kontaktuar me një profesionist të shëndetit mendor, pasi kjo mund të tregojë se fëmija ka problematika të tjera psikologjike qe kane nevojë për trajtim.

Disa nga shkaqet:

Agresioni tek fëmijët mund të shkaktohet nga disa faktorë.Këto mund të përfshijnë:

  • Faktorë fizik (gjendja shëndetësore)
  • Zemërim
  • Zhgënjim
  • Situata stresuese
  • Dëshira për të tërhequr vëmendje
  • Pasiguria
  • Fjalori i kufizuar
  • Aftësi të dobëta në mardhënie
  • Pasqyrim i sjelljes agresive te individëve të tjerë rreth tyre
  • Mungesë e mbikëqyrjes së të rriturve
  • Testim i kufinjve sesa durojnë të tjerët

Shpesh prindërit ndihen të zemëruar me fëmijët e tyre sepse mendojnë se sjellja negative e fëmijës është reflektimj i aftësive prindërore. Por, më e rëndësishme është të përqendroheni në drejtimin e ndihmës. Kur fëmija juaj është gati të bëhet agresiv, kini kujdes të mos i kushtoni vëmendje në mënyrë që të mos foconi sjelljen negative.Vëmendja mund të përfshijë edhe përpjekjen për të forcuar këtë sjellje, pasi fëmijët nuk janë në gjendie të dëgjojnë shpjegime të gjata mbi një sjellje negative. Fëmija gjithashtu mund të imitojë sjelljen agresive që sheh në jetën e tij të përditshme duke marrë vëmendje nga anëtarët e familjes, bashkëmoshatarët e duke e forcuar sjelljen agresive.

Por, fëmija gjithashtu mund të veprojë në mënyrë agresive kur ka problem të përballojë emocionet e tij

  1. Mësojeni fëmijën të shprehë emocionet e veta
  2. Shmangni ndëshkimin fizik, pasi prindërit përfaqësojnë modele të roleve për fëmijët
  3. Shikoni sjelljen e fëmijës,kur ai sillet në mënyrë të papërshtatshme
  4. Nxitni vetëkontrollin tek fëmijët duke i mësuar të mendojnë për veprimet para se ai të veprojë me impulsivitet
  5. Nuk duhet të inkurajohet fëmija të forcojë sjelljen agresive, pasi  për të fituar vëmendjen, ndjen nevojën për të goditur, qarë apo kafshuar

 

Add Your Comment