A mund t’i kërcënojmë fëmijët ose t’u bëjmë premtime boshe kur nuk na binden?

Shumë prindër, të gjendur përballë mosbindjes së fëmijëve për çështje të rëndësishme, zgjedhin t’i kërcënojnë ata, ose t’u bëjnë premtime që e dinë se s’do i mbajnë. Ata përdorin këto mjete që fëmijët të binden për të bërë gjërat që duhet.

Por, hulumtimet tregojnë se këto deklarata kanë pasoja, duke dëmtuar besimin mes prindit dhe fëmijës. Michele Borba, psikologe për fëmijë këshillon prindërit që nëse bëjnë një premtimet, duhet ta mbajnë atë.

Nëse ju nuk i pëmbaheni fjalëve tuaja, përveçse thyeni besimin e fëmijës, i jepni gjithashtu shembullin e gabuar se premtimet janë vetëm një mjet për të marrë çfarë duam e më pas mund të mos i mbajmë.

Ndërsa kërcënimet mund të sjellin pasoja edhe më të thella. Kur prindi përdor kërcënime boshe gjatë gjithë kohës, ngatërrojnë të kuptuarit e fëmijës, duke dhënë tek ta modelin se rregullat herë respektohen e herë jo.

Kështu që ekspertët sugjerojnë të përdorni të tjera strategji me fëmijët tuaj, as kërcënimet e as premtimet boshe.

Ndër këto strategji mund të jenë masat parandaluese ose minimizuese të shpërthimeve të fëmijëve. Për shembull nëse e dini se përpara gjumit fëmija ka një rutinë të caktuar dhe mungesa e saj sjell probleme, atëherë merrni masa t’ja garantoni të pandryshuar këtë rutinë.

Add Your Comment