Si ta bëjmë frekuentimin e çerdhes sa më pak stresues për fëmijën?

Periudha kur i çoni fëmijët për herë të parë në çerdhe, përfaqëson shkëputjen e parë të fëmijës nga familja dhe është normale të shoqërohet me stres.
Është gjtihashtu hapi i parë drejt socializimit me botën e jashtme, krijimit të autonomisë, zbulimit e mësimit të gjërave të reja.

Marrëdhënia me edukatoren

Studiuesit, të cilët e kryen hulumtimin e tyre duke matur kortizolin tek fëmijët, arritën në përfundimin se një marrëdhënie e mirë me edukatoren është e mjaftueshme për t’i bërë fëmijët ta jetojnë këtë kapërcim me më pak stres.

Deri tani, studimet e tjera kanë treguar se mjedisi që krijohet në çerdhe e kopsht mund të jetë shumë stresues për të vegjlit, me ndikim të rëndësishëm në të ardhmen.

Megjithatë, hulumtimet e reja kanë treguar se përkushtimi i kohës ekskluzive për fëmijët individualisht ka efekte pozitive në nivelin e tyre të stresit, por, ajo që me të vërtetë e bën dallimin, është kalimi i një kohe cilësore, jo vetëm sasiore.

Si ta kuptoni nëse fëmija përjeton stres në çerdhe?

Pagjumësia, agresioni, nervozizmi, dhimbjet e kokës dhe çrregullimet e sjelljes janë vetëm disa nga këmbanat e alarmit që mund t’ju bëjnë të kuptoni se një fëmijë po vuan nga stresi.

Add Your Comment