Çfarë mund të bëjmë kur ndihemi në faj? 7 hapa për të menaxhuar ndjenjën e fajit

Nga Epirot Ferati, psikolog

 

Çfarë mund të bëjmë kur ndihemi në faj?

Faji është përshkruar si ndjenjë e vetëdijshme që nxit individin të reflektojë për veten. Faji është ndjesi e pendimit për ndonjë veprim të caktuar, mendim apo bindje. Njerëzit ndjejnë faj për diçka që mund ta kenë bërë gabim, për gjërat që nuk kanë qenë në përgjegjësi por i kanë bërë, për atë çfarë nuk kanë bërë etj.

Hapat që ndihmojnë në menaxhimin e ndjenjës së fajit

  1. Emërto çfarë të ngarkon me faj. Në momentin që arrin të identifikosh shkakun që të sjell ndjenjat e fajit do të hapet horizonti i veprimit.
  2. Eksploro shkakun. Është normale të ndjesh faj kur ke bërë diçka për të cilën ndërgjegjja jote nuk është e qetë. Mos e prano fajin që nuk të takon, që nuk je përgjegjës, që është me tendencë për të lënduar. Thuaji JO asaj që nuk është e jotja.
  3. Refuzo të menduarit “gjithçka ose asgjë”. Të jesh bashkëshort/e (nënë apo vajzë) jo perfekte nuk do të thotë që nuk vlen. Në fakt prania jote përmbush pikturen në çdo rreth familjar dhe shoqëror.
  4. Qendro para pasqyrës. Mbështete veten tënde dhe ato gjëra që dëshiron t’i thuash personave që të lëndojnë duke ia thënë vetes para një pasqyre.
  5. Kërko koment prej njerëzve tek të cilët ke besim. A mendojnë edhe ata njëjtë si ti për veprimet e tua?
  6. Jepi vlerë asaj që është e rëndësishme për ty. Kujto sa gjëra me vlerë ke bërë dhe se sa i/e rëndësishëm je.
  7. Konsultohu me një profesionist të shëndetit mendor nëse e sheh të nevojshme.

 

 

Add Your Comment