Studimi i muzikës përmirëson performancën akademike të nxënësve

Një studim i madh i botuar në Journal of Educational Psychology, një revistë shkencore e Shoqatës Amerikane të Psikologjisë, thotë se studimi i muzikës përmirëson performancën akademike.

Kërkimi kanadez

Studiuesit analizuan shënimet shkollore të 112,000 studentëve të “British Columbia”, nga të cilët rreth 13% kishin ndjekur të paktën një orë muzike si piano, orkestër, bandë xhaz, kor. Studentët që kishin ndjekur mësime muzike, dhe veçanërisht nëse kishin studiuar një instrument, kishin arritur nota më të larta në tre lëndë: shkencë, matematikë dhe gjuhë angleze. Mesatarisht, fëmijët që kishin luajtur një instrument muzikor për shumë vite, ishin rreth një vit akademik përpara bashkëmoshatarëve të tyre, pavarësisht nga faktorë të tjerë si gjinia, përkatësia etnike dhe statusi socio-ekonomik.

Koordinimi dhe disiplina

Sipas Peter Gouzouasis, një studiues në Universitetin e British Columbia, për të luajtur një instrument muzikor duhet të mësoni të lexoni notat, të zhvilloni koordinimin sy-dorë-mendje, të përmirësoni aftësitë e dëgjimit, disiplinën, punën në grup etj. Të gjitha këto përvoja të të mësuarit luajnë një rol në përmirësimin e aftësive njohëse.

Muzika dhe truri

Kjo nuk është një ide krejtësisht e re; për shumë vite jemi përpjekur të kuptojmë se si studimi i muzikës ndërvepron me trurin: në vitin 1993 u fol për herë të parë për “Efektin Mozart”. Dy amerikanë, neurobiologu Gordon Shaw dhe fizikanti Frances Rauscher, argumentuan se duke dëgjuar sonatën e Mozartit në D major për dy piano, K448, rriti inteligjencën, të paktën përkohësisht. Për ta demonstruar këtë, ata bënë një studim me studentë duke i lënë një të tretën e tyre të dëgjonin Mozartin. Të gjithë iu nënshtruan një testi inteligjence bazuar në konceptet e hapësirës dhe kohës. Grupi që kishte dëgjuar Mozartin arriti mesatarisht dhjetë pikë më shumë sesa ata që nuk e kishin dëgjuar atë.

Add Your Comment