Tensionet familjare dëmtojnë shëndetin më shumë se zënkat me partnerin

Marrëdhëniet e tensionuara me motrat, vëllezërit, prindërit, apo anëtarë të tjerë të afërt të familjes, shkaktojnë më shumë dëme dhe kanë pasoja më serioze se zënkat me partnerin.

Dhimbje koke, nervozizëm, pagjumësi, stres dhe depresion, deri në shfaqje më serioze të pasojave si psh goditje në tru, janë sëmundjet më të shpeshta si pasojë e tensioneve të shpeshta familjare.

Sarah B. Woods, autorja e një studimi të kryer së fundmi, tregon se zbuluan që klima emocionale e familjes kishte një efekt të madh në shëndetin e përgjithshëm, përfshirë zhvillimin ose përkeqësimin e sëmundjeve kronike siç janë goditja në kokë dhe dhimbja e kokës. Përkundër hulumtimeve të mëparshme, të cilat zbuluan se marrëdhëniet intime kishin një efekt të fortë në shëndetin fizik, ata nuk morëm të njëjtat rezultate.

Studiuesit analizuan të dhënat e 2,802 individëve, përgjatë viteve 1995-2014. Të dhënat u ndanë në tri cikle kohore: ndërmjet 1995 dhe 1996, midis 2004 dhe 2006 dhe ndërmjet 2013 dhe 2014. Grupi u mor në pyetje në lidhje me marrëdhëniet familjare dhe marrëdhëniet me partnerin. Shëndeti i pjesëmarrësve u ekzaminua, duke zbuluar probleme të tilla si dhimbje koke, dhimbje në stomak dhe goditje në tru, në 12 muajt paraprakë të mbledhjes së të dhënave (për secilin cikël kohor).

Studimi zbuloi se diskutimet familjare ishin të lidhura me sëmundje kronike 10 vjet më vonë gjatë fazës së dytë dhe të tretë të zbulimit. Përkundër pritshmërive, nuk ka pasur efekte domethënëse në shëndet nga tensionet me partnerin.

Add Your Comment