1.Kritikoni gjithmonë veten. Ndoshta partneri nuk i vë re fare papërsosmëritë tuaja, por me këtë sjellje ju i theksoni më shumë.
2.Gjykoni këdo. Një sjellje e tillë mund të bezdisë partnerin dhe të ndryshojë mendimin që ka për ju.
3.Përpiqesh në mënyrë të vazhdueshme për perfeksion.Përpjekja për të qenë e përkryer për partnerin tuaj është një kurth sepse herët a vonë, si ju dhe partneri juaj do të lodheni prej saj. Njerëzit me vetëbesim nuk kanë frikë të shprehin emocionet e tyre negative.
4.Për ju ka rëndësi vetëm mendimi juaj. Për të mbajtur marrëdhënien e balancuar, të dy partnerët duhet të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe të gjejnë të mesmen e artë.
5.Jeni dyshues për çdo sjellje të partnerit. Dyshimi i tepërt mund të bëjë që partneri të ndihet i lodhur dhe i zemëruar, sepse ai mund ta marrë këtë si mungesë besimi. S’mund të jetohet gjithë kohën nën akuzat e mashtrimit.
6.Shpenzoni më shumë se ç’mund të përballoni. Menaxhimi i papërshtatshëm i parave ka shumë gjasa që të shkaktojë një konflikt në çdo marrëdhënie.
7.Doni të keni gjithçka nën kontroll. Sado të përpiqemi, asnjëherë s’mund të kontrollojmë gjithçka. Përpjekjet e tilla vetëm sa do t’ju lodhin.
8.Krahasoheni me të tjerët. Ky zakon tregon se një person nuk ka vetëbesim. Herët a vonë, partneri do të lodhet nga një qëndrim i tillë.
9.Nuk i thoni gjërat drejtpërdrejt, por me nënkuptime. Kjo do të thotë që ose ju ose partneri juaj nuk mund t’i shprehni mendimet dhe dëshirat tuaja haptazi. Nëse e bëni këtë, mos prisni që partneri juaj ta kuptojë gjithmonë atë që po përpiqeni të thoni.
10.Kujtoni gjithmonë gabimet e kaluara. Kur mbani mend çdo gjë dhe numëroni gabimet në marrëdhënien tuaj, kjo vetëm sa çon në konflikte të reja.