15 pyetjet që do t’ju ndihmojnë të kuptoni nëse marrëdhënia juaj ka të ardhme

A jeni në një marrëdhënie të shëndetshme, motivuese që ju bën të ndiheni mirë? Si ta “testoni” veten dhe partnerin për të kuptuar se ku qëndron marrëdhënia juaj në rpaort me disa pika të rëndësishme të jetës individuale dhe asaj në çift?

Bëjini vetes këto pyetje, dhe përgjigjuni vetëm me “po” ose “jo”:

1. A ju bën partneri njeri më të mirë dhe anasjelltas?
2. A ndiheni rehat të ndani me njëri tjetrin ndjesitë, mendimet, pa frikën se personi përballë do të largohet?
3. A e pranoni njëri-tjetrin për atë që jeni, pa tentuar ta ndryshoni?
4. Kur nuk bini dakord për diçka a komunikoni me respekt, pa përbuzje e negativitet?
5. A i merrni bashkë vendimet?
6. A jeni shokë të ngushtë me njëri-tjetrin?
7. A mendoni më shumë “ne” apo “unë” dhe “ti”?
8. Do i besonit njëri-tjetrit kodet e rrjeteve sociale apo të llogarive bankare?
9. A keni mendim të mirë për njëri-tjetritn, të pambingarkuar nga këndvështrimi pozitiv?
10. A mendojnë miqtë tuaj se keni një marrëdhënie që do t’i rezistojë kohës?
11. A ka xhelozi, tradhti e sjellje kontrolluese në marrëdhënien tuaj?
12. A ndani të njëjtat bindje sa i përket politikës, fesë, qëndrimit për martesën?
13. A do të sakrifikonit nevojat e dëshirat tuaja për njëri-tjetrin?
14. A keni të dy personalitete të qëndrueshëm emocionalisht?
15. A përshtateni bashkë në aspektin seksual?

Interpretimi i përgjigjeve

Përgjigjet “po” të sigurta, janë tregues i një marrëdhënieje të mirë e të shëndetshme. Nëse jeni menduar pak përpara se të përgjigjeni, ose përgjigjja ka qenë jo, atëherë kjo është fusha ku keni nevojë për përmirësim në marrëdhënien tuaj.

Add Your Comment