Nga Lorela Garuli
Vizatimi i shtëpisë është aktualisht një prej testeve grafikë më shumë të përdorur (Bekhit, Thomas, Jolley, 2005). Si rrjedhojë e fleksibilitetit që ofron dhe lirisë për ta realizuar nga ana e fëmijëve, ky vizatim administrohet vazhdimisht si pjesë e një baterie testesh gjatë vlerësimit të fëmijës. Gjithashtu, avantazhe të tjera e pika të forta të përdorimit të tij janë :
- Mënyrat e vlerësimit global apo specifik të personalitetit
janë po aq joverbale, sa edhe verbale. - Vizatimi, si një prej mënyrave më të hershme të
komunikimit lehtëson shprehjen e individëve introvertë
dhe atyre me vonesa në zhvillim. - Përmbajtja e vizatuar, përveç pasqyrimit të dinamikave
të brendshme, shërben edhe si një nxitëse prej së cilës
fëmija fillon të flasë për materialin e represuar. - Biseda që zhvillohet pas përfundimit të vizatimit me
fëmijën, lejon që të kuptohen më thellë dinamikat e tij
që i atribuohen simbolikës së shtëpisë.
Testi i vizatimit të shtëpisë mund të përdoret tek fëmijët prej moshës 5-vjeçare. Kur zhvillohet në dhomën e terapistit është e rëndësishme që fëmija të ketë të gjitha kushtet e nevojshme për të vizatuar në mënyrë komode; të disponojë mjetet e punës, të jetë I ulur në një karrige sipas lartësisë së duhur për të, të ketë hapësirën e nevojshme për të vizatuar dhe lëvizur lirshëm, terapisti të jetë i vendosur përballë fëmijës në një largësi që e lejon atë të punojë I qetë por që njëkohësisht i mundëson ta vëzhgojë gjatë vizatimit.
Vizatimi kryhet duke i kërkuar fëmijës: Vizato një shtëpi sipas dëshirës tënde.
Pas përfundimit të vizatimit, fëmija ftohet të tregojë mbi atë që ka vizatuar. Informacioni që synohet të merret nëpërmjet bisedës shërben për të kuptuar sesa i gatshëm është fëmija për të folur për veten (kjo ndodh kur vizaton shtëpinë e tij reale), për të kuptuar rezervat e tij mbi situatën që përjeton apo dëshirat e veta, në rastet që vizaton një shtëpi imagjinare.
Gjithashtu, duke treguar për vizatimin e tij, fëmija ka rast të flasë edhe për dinamikat familjare e sesi i sheh raportet emocionale mes anëtarëve.
Një element i rëndësishëm për t’u mbajtur në konsideratë është që në rastet kur përdoren më shumë se një test projektiv grafik, dmth që përveç vizatimit të shtëpisë, administrohet dhe ai i figurës njerëzore apo i familjes, biseda verbale me fëmijën.
Vizatimi i shtëpisë është një nga testet projektivë me anë të të cilit mund të punohet me fëmijën, si një instrument në mbështetje të punës terapeutike diagnostikuese, si një mënyrë për të marrë informacion mbi emocionalitetin, ndërveprimin me mjedisin, konceptin e vetes, raportet familjare dhe zhvillimin e aftësive sociale.
Simbolika e shtëpisë si vizatim përfaqëson dhe tregon:
- Mjedisin më të sigurt dhe komod, më të ngrohtë pritës për fëmijën.
- Vendin në të cilin fëmija rritet, kalon kohën më të madhe të fëmijërisë së tij, me të cilin janë të lidhur përvojat dhe edukimi, ndjenjat më të fuqishme, dashuria dhe urrejtja.
- Tërësinë e botës së vet afektive emocionale.
- Projektimin e pavetëdijshëm të të gjitha përjetimeve, pozitive apo negative qofshin ato.
- Mënyrën sesi fëmija percepton familjen e tij dhe ndjesitë që kjo i shkakton.
- Mënyrën sesi fëmija e sheh veten të integruar brenda familjes, roli dhe pozicioni që ai zë.
- Mënyrën sesi përjetohet dhe shprehet për fëmijën afeksioni, marrja e dashurisë prej figurave përkujdesëse dhe plotësimi i të gjitha nevojave.
Testi i vizatimit të shtëpisë mund të përdoret tek fëmijët prej moshës 5-vjeçare. Kur zhvillohet në dhomën e terapistit është e rëndësishme që fëmija të ketë të gjitha kushtet e nevojshme për të vizatuar në mënyrë komode; të disponojë mjetet e punës, të jetë i ulur në një karrige sipas lartësisë së duhur për të, të ketë hapësirën e nevojshme për të vizatuar dhe lëvizur lirshëm, terapisti të jetë i vendosur përballë fëmijës në një largësi që e lejon atë të punojë i qetë por që njëkoësisht i mundëson ta vëzhgojë gjatë vizatimit.
Pasi ka përfunduar vizatimi i shtëpisë, fëmijës i drejtohen disa pyetje:
- Kush jeton në këtë shtëpi?
- Ekziston vërtet kjo shtëpi apo e ke vizatuar sipas imagjinatës tënde?
- Je i kënaqur nga vizatimi yt? Nëse do ta ribëje, çfarë do të ndryshoje?