Nga Klaudia Sinani, logopede
Loja me flluska
ARGËTUESE , E THJESHTË , PLOT PËRFITIME
🔎 Një ndër aktivitetet më të preferuara për të realizuar një sërë objektivash, veçanërisht në stimulimin e fjalëve të para.
Pse e përdorim lojën me flluska në terapi?
1️⃣ Përfshin fëmijën në aktivitetet, krijimi i flluskave nxit interesin e fëmijës
2️⃣ Stimulon vëmendjen dhe rrit përqëndrimin
3️⃣ Gjatë krijimit të flluskave fëmija do të ndjekë me kujdes lëvizjet e buzëve tona kur fryjmë. Ky është synimi ynë me qëllim që fëmija të ndjekë lëvizjet e buzëve dhe kur t’i mësojmë të folurin
4️⃣ Stimulojmë aftësitë imituese. Për fëmijën është më e thjeshtë të imitojë një aktivitet që ka interes. Në këtë mënyrë e parapërgatisim për imitimin e tingujve apo fjalëve që do t’i mësojmë
5️⃣ Aktivitet motivues për mësimin e fjalëve të para, si psh hape, dua, fry, prapë, rradha ime etj.
6️⃣ Respektimi i radhës në lojë, rradha ime, rradha jote
7️⃣ Stimulon rritjen e fjalorit
8️⃣ Stimulon zhvillimin e tingujve labial (buzorë) si p, b, m
9️⃣ Gjithashtu mund të përdoret si aktivitet përforcues për realizimin e objektivave të tjerë të terapisë
Te Logopedi, Sarandë
Kontakt: 0699956490