Katër mënyra si prindërit mund të ndihmojnë fëmijët të shmangin stereotipet gjinore

Shekullin e fundit është bërë shumë progres për arritjen e barazisë gjinore në shumë vende të botës. Gratë kanë fituar të drejtën të votojnë, janë të vendosura në pozicione të larta drejtuese bazuar në meritokraci e jo në gjini, baballarët janë përfshirë më shumë në rritjen e fmëijëve, punët e shtëpisë etj. Megjithatë, nevojitet ende shumë punë për të rrëzuar stereotipet gjinore që ekzidojnë në shoqëri të ndryshme.

Ekspertët mendojnë se luftimi i stereotipeve gjinore fillon që me edukimin që i bëjmë fëmijëve tanë, duke i mësuar sjellje sa më larg seksizmit e ndasive me baza gjinore.

Katër mënyra se si prindërit mund të luftojnë steretipet gjinore në jetën e fëmijëve

Jini të vetëdijshëm për ndarjet gjinore në fushën e marketingut

Robat, lodrat e shumë gjëra që u blini fëmijëve janë të ndara sipas gjinive. Për shembull makinat konsiderohen lodra për djem dhe kukullat për vajza. Fëmijët mësojnë afësi shumë të rëndësishme sociale, emocionale e fizike përmes lojrave të ndryshme, ndaj nu kduhet të ndjekim kufizimet që përcakton tregu. Një vajzë gjithashtu ka nevojë të luajë me lodra formuese, sikurse një djalë me kukulla.

Shmangni stereotipet gjinore në shtëpi

Si për gjtihçka tjetër, edhe për ndarjet gjinore, prindërit janë modeli i parë që ndjekin fëmijët. Ndaj, tregohuni të kujdesshëm të mos jepni shembuj negatovë. Për shembull mos krijoni ndarje të punëve në shtëpi: larja e enëve s’ka pse të jetë detyrë vetëm e nënës.

Përdorni gjuhë neutrale lidhur me gjininë

Përdorimi i fjalëve neturale mund të zvogëlojë paragjykimin gjinor. Për shembull, mund t’u drejtoheni fëmijëve me emrat e tyre të përveçëm, pa thënë “djali” ose “vajza”.

Inkurajoni lojrat me gjininë e kundërt

Mos krijoni ndarje të tipit: vajzat luajnë me vajzat, e djemtë me djemtë. Studimet kanë treguar se fëmijët që ndërvperojnë me fëmijë të seksit të kundërt, kanë më pak sjelle e qëndrime seksiste dhe janë më pozitivë ndaj individit që kanë përballë, pa marrë parasysh gjininë.

Add Your Comment