Si t’i shpjegojmë fëmijës se një person i afërm nuk jeton më?

Nga Elona Dashi, psikiatre per femije dhe adoleshente?

Si t’i shpjegojme nje femije se nje person i aferm nuk jeton me? Kur eshte momenti i duhur?

Mund te jete kundra instiktit protektiv prinderor, por femija ka nevoje te dije te verteten sa me shpejt te jete e mundur. Sa me shume ta vononi aq me shume ekziston mundesia qe ai ta degjoje nga te tjere apo ta zbuloje ne menyre te papershtatshme. Femijet jane shume te ndjeshem ndaj ndryshimeve rreth tyre dhe e kuptojne kur dicka serioze ka ndodhur dhe fshehja e te vertetes thjesht shton ankthin dhe pasigurine e femijes.

Ndaj eshte mire qe lajmin ta marrin nga nje person familjar, ne nje vend te qete ku te mund te jene afer fizikisht me njeri-tjetrin.

Ne menyre qe femija te kuptoje ate qe po i thuhet, ka nevoje per shpjegime dhe informacion.

Zgjidhni gjuhe te pershtatshme, fjale te thjeshta. Me suportin e duhur femijet pranojne te verteten sado e veshtire te jete apo traumatike. Rekomandohet te perdoren fjale reale si “vdiq” dhe jo fraza “u largua, po fle gjume, humbi etj” pasi ndonese mund te tingellojne me bukur shkaktojne konfuzion te femija.

Jep aq informacion sa femija pranon, mos jep shume detaje, por padyshim pergjigju cdo pyetje qe ai ka. Informacione te metejshme mund t’i jepni me vone me kohen.

Mund ta filloni biseden me shprehje si “Me duhet te jap nje lajm te keq” etj ne menyre qe te keni vemendjen e tij dhe jepi hapesire te beje pyetjet e tij.

Shpjegoji femijes ne menyre te thjeshte se cfare eshte vdekja, ne menyre qe te kuptoje dallimin midis te qenit gjalle dhe i vdekur. Kjo sidomos e rendsishme per femijet nen 6 vjec qe e kane te veshtire te kuptojne konceptin e vdekjes.

Reagimet e femijes pas lajmit mund te jene te ndryshme nga shperthimet me te qara, nervozizmi, deri ne sjellje sikur nuk ka ndodhur asgje dhe te gjitha jane reagime normale.

Kini parasysh qe femija mund t’ju beje pyetje te perseritura per kete teme e per ju mund te jete e dhimbshme, por eshte menyra e femijes per t’i dhene kuptim asaj qe ka ndodhur.

Eshte Ok t’i tregoni femijes emocionet tuaja dhe t’i thoni femijes qe dhe ju jeni merzitur. Jepini siguri duke i treguar per planet e te ardhmes dhe qe do jeni prane tij.

Add Your Comment