A mund të vuajnë fëmijët nga depresioni? Përgjigjja e psikiatres

Shifrat e depresionit te fëmijët jane rritur vitet e fundit, por ende shumë persona mbeten dyshues në lidhje me depresionin te fëmijët. Shumica e adultëve thjesht mendojnë se “fëmijët nuk mund të kenë depresion” “Ata janë të vegjël për çfarë do ndiheshin ata të depresionuar”. Por ne fakt e vërteta është ndryshe.

Çfarë duhet të dimë:

• Depresioni te fëmijët është real, klinikisht i dallueshëm

• Depresioni mund të prekë këdo. Megjithatë fëmijët dhe adoleshentët që kanë një histori familjare për depresion kanë më shumë shance të vuajnë nga depresioni si pasojë e predispozitës gjenetike.

• Depresoni te fëmijët është një problem shëndetësor që nëse nuk mjekohet rrit riskun për episode depresive më të ashpra e më të rënda në të ardhmen.

• Depresioni I patrajtuar në fëmijëri dhe adoleshencë rrit rriskun për sjellje suicidale më vonë gjatë jetës.

• Depresioni në fëmijëri mund të fshihet dhe kjo bën shpesh që mos të diagnostikohet. Diagnostikimi dhe trajtimi në kohë janë shumë të rëndsishme, ndryshojnë jetën e fëmijës dhe të familjes.

• Trajtimi i ofruar është individual duke marrë në konsideratë faktorët biologjikë, psikologjikë dhe socialë te secili fëmijë.

Shenjat më të zakonshme të depresioni në fëmijëri apo adoleshencë

Depresioni te fëmijët/adoleshentët mund të prezantohet disi ndryshe nga prezantimi klinik te adultët.

• Irritabiliteti dhe/ose inati janë shenja të zakonshme te depresionit te fëmijët.

• Shpesh prezantimi kliik është me shenja të ndryshme fizike si dhimbje, parehati, pamundësi për të shprehur ndjenjat.

• Humbje e interest në aktivitetet e zakonshme

• Shkëputje nga rrethi shoqëror apo aktivitete sociale

• Vështirësi me përqëndrimin

• Crregullim I gjumit

• Biseda rreth vdekjes, largimit, fundit.

• Biseda rreth të qënit I pavlefshëm, I padobishëm

• Ndryshime të oreksit

Prezantimi klinik ndryshon nga njëri fëmijë te tjetri dhe simptomat janë individuale. Ndaj është e rëndsishme të drejtohemi te specialisti sa më herët.

Mos harro: Diagnostikimi dhe trajtimi në kohë përmirësojnë dhe ndryshojnë jetën e fëmijës dhe familjes.

Add Your Comment